Një tjetër sukses për KT “Ulqini”

Sportisti i talentuar i këtij klubi, Ajan Brashnjani, ka shkëlqyer duke fituar medaljen e bronztë në këtë garë, ku kanë marrë pjesë mbi 1200 garues nga vendet e Evropës. Ai ka treguar nivel të lartë të përgatitjes dhe vendosmëri, duke fituar ndeshjen e parë kundër pëfaqësuesit të Italisë, ndërsa ka humbur në gjysmëfinale nga përfaqësuesi i Serbisë. Me këtë, ai ka siguruar një tjetër medalje evropiane për klubin e tij.

Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini”, pjesëtarë të Përfaqësueses së Malit të Zi, kanë vazhduar traditën e sukseseve evropiane, duke fituar një tjetër medalje evropiane në Kampionatin Evropian për kadetë dhe fëmijë, që gjatë fundjavës është mbajtur në Athinë të Greqisë.
Sportisti i talentuar i këtij klubi, Ajan Brashnjani, ka shkëlqyer duke fituar medaljen e bronztë në këtë garë, ku kanë marrë pjesë mbi 1200 garues nga vendet e Evropës. Ai ka treguar nivel të lartë të përgatitjes dhe vendosmëri, duke fituar ndeshjen e parë kundër pëfaqësuesit të Italisë, ndërsa ka humbur në gjysmëfinale nga përfaqësuesi i Serbisë. Me këtë, ai ka siguruar një tjetër medalje evropiane për klubin e tij.
Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se paraqitje të mirë kishin edhe sportistet Asija Kollari dhe Nejra Dervishi, të cilat u renditën në vendin e pestë në Evropë, duke qenë vetëm një hap larg medaljeve. Kollari ka fituar në ndeshjet kundër përfaqësueseve të Greqisë dhe Turqisë, ndërsa ka humbur në ndeshjen vendimtare nga përfaqësuesja e Azerbajxhanit. Ndërkaq, Dervishi ka mposhtur kundërshtaret nga Bosnja dhe Izraeli, por ka humbur po ashtu nga përfaqësuesja nga Azerbajxhani në çerekfinale.
Në këtë kampionat kanë marrë pjesë edhe Denis Çobi dhe Gani Resulbegu, të cilët, sipas drejtuesve të KT “Ulqini”, megjithëse kanë humbur që në ndeshjen e parë nga përfaqësuesuesit e Turqisë dhe Spanjës, kanë bërë një paraqitje të mirë dhe pjesëmarrja u ka shërbyer si një përvojë e vlefshme për garat e ardhshme.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat