Volejbollistet e KVF “Barbana” arritën fitoren e tyre të parë në këtë sezon të Ligës së Parë të Malit të Zi, duke mposhtur si mysafir skuadrën “Mrkojeviqi” nga Tivari në një ndeshjeje shumë të fortë dhe plot emocione. Në fund të ndeshjes rezultati final ishte 3:2 (26:28, 23:25, 25:17, 25:14, 16:14) në të mirë të ekipit nga Ulqini.
Kjo fitore e parë e sezonit vjen pas shumë ndeshjeve të mira dhe konfirmon rritjen e vazhdueshme të ekipit “Barbana”, që tashmë synon të konsolidojë pozitat e veta në kampionat.
Në fitoren e parë, historike për këtë klub, luajtën këto lojtare: Besmira Gjekaj, Rea Kurti, Anida Malushi, Jasmina Spahiq, Erijona Alaj (L), Merisa Aloshi (C), Fiona Mehmedi (L), Erjona Sulejmani, Arbesa Aloshi, Fiona Avdiu, Beisa Sulejmani, Realda Shaptafa dhe Ismihana Teliq.
Ndeshjen e radhës, e cila luhet të dielën, vajzat e këtij klubi e presin me padurim për të vazhduar me paraqitjet e mira.
KVF “Barbana”, i themeluar vetëm katër vjet më parë, ka bërë këtë vit një hap tjetër të rëndësishëm në aspektin e rritjes dhe konsolidimit të tij si klub, duke debutuar në garat e senioreve (vajzat e rritura) në Ligën e Parë të Malit të Zi – Regjioni i Jugut.
(Kohapress)
