Një sukses i radhës

KT “Besa” u paraqit me katër garues dhe të gjithë u dekoruan me medalje: Barlet Bojaj fitoi medaljen e artë (vendi i parë në pomse - kadetë), Nikollë Juncaj fitoi medaljen e artë (vendi i parë në pomse - master/senior), Rina Dreshaj fitoi medaljen e argjendtë (vendi i dytë në pomse - pioniere) dhe Nora Rukaj fitoi medaljen e bronztë (vendi i tretë në kjorugi - lufta, kategoria -51 kg)

Klubi i Taekwondosë “Besa” nga Tuzi mori pjesë gjatë fundjavës (23-24 gusht 2025) në Kampionatin Ndërkombëtar “Korçulla Open”.
Në këtë kampionat morën pjesë afro 300 garues nga gjashtë shtete (Luksemburgu, Sllovakia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia), përfaqësues të 25 klubeve.
KT “Besa” u paraqit me katër garues dhe të gjithë u dekoruan me medalje. Barlet Bojaj fitoi medaljen e artë (vendi i parë në pomse – kadetë), Nikollë Juncaj fitoi medaljen e artë (vendi i parë në pomse – master/senior), Rina Dreshaj fitoi medaljen e argjendtë (vendi i dytë në pomse – pioniere) dhe Nora Rukaj fitoi medaljen e bronztë (vendi i tretë në kjorugi – lufta, kategoria -51 kg).
Drejtori dhe trajneri i këtij klubi, Nikollë Gegaj shprehet se pjesëmarrja në këtë garë ndërkombëtare u mundësua nëpërmjet një donacioni të mëparshëm nga Shoqata “Malësia e Madhe” në Miçigan.
“Gjithashtu ju njoftojmë se klubi ynë është në përgatitje dhjetëditore verore te shtëpia e sportit para fillimit të sezonit të vjeshtës dhe aktiviteteve të radhës”, u shpreh Gegaj.
Kampionati Ndërkombëtar “Korçulla Open” mbahet çdo vit në qytetin e Korçullës në Kroaci. Ai synon të promovojë sportin e taekwondosë duke sjellë garues nga vende të ndryshme, të forcojë miqësitë ndërkombëtare përmes sportit dhe njëkohësisht të pasurojë jetën kulturore e turistike të qytetit me një ngjarje sportive të nivelit të lartë.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat