Tiranë – Në edicionin e gjashtë të Turneut Ndërkombëtar “Studenti Open”, i cili u mbajt këtë të shtunë (29 mars 2025) në Tiranë, Klubi i Taekwondosë “Besa” pati një paraqitje mbresëlënëse. Në këtë turne morën pjesë rreth 400 garues nga Italia, Greqia, Kosova, Mali i Zi dhe nikoqiri, Shqipëria.
Klubi i Taekwondos “Besa” arriti këto rezultate sipas kategorive dhe disiplinave:
Në kategorinë e pionierëve, Jozef Asanaj (-40 kg) zuri vendin e dytë në Poomsae dhe vendin e tretë në Luftë. Alba Marashaj u rendit e treta në Poomsae, ndërsa Lejla Frljuckiq (-40 kg) siguroi vendin e dytë në Poomsae dhe vendin e parë në Luftë.
Në kategorinë e kadetëve, klubi shënoi këto rezultate: Elina Kukiq, vendi i dytë – Poomsae, Zejna Hadzaj, vendi i tretë – Poomsae dhe Barlet Bojaj, vendi i parë – Poomsae.
Në kategorinë e pionierëve të vegjël, rezultatet ishin këto: Nora Dreshaj (-26 kg): vendi i tretë në Poomsae dhe vendi i parë në Luftë, Izabella Frljuckiq (-33 kg): vendi i parë në Poomsae, Rina Dreshaj (-31 kg): vendi i parë në Poomsae dhe vendi i dytë në Luftë.
Në kategorinë e juniorëve, Lira Dibra (+68 kg) u shpërblye me vendin e parë në Poomsae dhe vendin e dytë në Luftë.
Klubi i Taekwondos “Besa” arriti një rezultat të shkëlqyer, duke fituar gjithsej 17 medalje: 7 të arta, 5 të argjendta dhe 5 të bronzta.
Kjo paraqitje e shkëlqyer e “Besës” dëshmon përkushtimin dhe talentin e garuesve të këtij klubi.
t. u.