Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar gjithsej 17 medalje (nëntë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta), dy kupa dhe tre çmime personale në Turneun Ndërkombëtar të Taekwondosë “Start Open 2023”, që është mbajtur të shtunën (14 tetor 2023) në Zenicë të Bosnjë e Hercegovinës.
Në deklaratën për shtyp të këtij klubi thuhet se sportistët më të suksesshëm nga radhët e tij në këtë turne ishin Sara Kraja, Amra Dushku dhe Amell Nuti, të cilët janë shpallur sportistët më të suksesshëm të turneut në kategoritë përkatëse.
Të suksesshëm kanë qenë edhe sportistët Denis Çoboviq, i cili ka fituar tri ndeshje, Gani Resulbegoviq dhe Ajan Brashnjani, të cilët kanë fituar nga dy ndeshje.
Në disiplinën e ndeshjeve, medalje të arta kanë fituar Sara Kraja, Denis Çoboviq, Ajan Brashnjani dhe Reinard Gojani, medalje të argjendta Gani Resulbegoviq, Rizuana Maniq dhe Adelina Gjinaj, kurse medalje të bronzta Xhenan Tivari dhe Xhihan Maniq.
Në disiplinën e formave, medalje të arta kanë fituar Merisa Malokraja, Amell Nuti, Adnam Mekiq, Amra Dushku dhe Berina Mustafa, ndërsa medalje të argjendta Sara Kraja, Hava Malokraja dhe Amella Nuti.
Në renditjen e përgjithshme KT “Ulqini” ka zënë vendin e parë në disiplinën e formave dhe vendin e tretë në disiplinën e ndeshjeve për kategorinë junior.
KT “Ulqini” është përfaqësuar me njëzet garues në këtë turne.
Nga ky klub falënderojnë për mbështetjen sponsorët dhe prindërit e garuesve të tij.
(Kohapress)