Një tjetër medalje evropiane për KT “Ulqini”

Garuesja e këtij klubi, Amella Nuti ka fituar medaljen e bronztë, duke fituar pike të vlefshme për rang-listën evropiane. Ajo ka fituar dy ndeshje për të arritur në gjysmëfinale dhe fitimi i vendit të tretë

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka rrëmbyer një tjetër medalje evropiane, kësaj radhe në Lojërat Evropiane të nivelit G1/E2 që janë zhvilluar në Sarajevë, më 10-14 maj 2023.
Garuesja e këtij klubi, Amella Nuti ka fituar medaljen e bronztë, duke fituar pike të vlefshme për rang-listën evropiane. Ajo ka fituar dy ndeshje për të arritur në gjysmëfinale dhe fitimi i vendit të tretë.
Sipas deklaratës për media të KT “Ulqini”, ndonëse kanë bërë paraqitje të mirë, dy garueset tjera të KT “Ulqini”, Arta Ismailaga dhe Sara Kraja, nuk kanë arritur të fitojnë medalje. Ndërkaq për shkak të lëndimit, megjithëse ishte parashikuar, nuk mori pjesë garuesi Enes Dushku.
Në Lojërat Evropiane të nivelit G1/E2 kanë marrë pjesë rreth 1000 garues nga dyzet vende të Evropës.
Nga KT “Ulqini” kanë bërë të ditur se janë duke u përgatitur për garën e radhës – Kampionatin Evropian për kategorinë e juniorëve.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat