Protestuesit reagojnë me dhunë

Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, protestuesit që nga mëngjesi qëndruan para selisë së parlamentit, reaguan ashpër kundër veprimit të deputetëve të shumicës. Me atë rast selia e parlamentit u godit me gjësende të forta duke i thyer xhamat dhe dyert, pas së cilës policia ka hedhur gaz lotsjellës

Ali Salaj

Parlamenti i Malit të Zi, me shumicë votash, të hënën miratoi ndryshimin e Ligjit për Presidentin, me të cilin shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencës së presidentit të shtetit në zgjedhjen e qeverisë së re.

Bashkimi Evropian shprehu disa herë shqetësimin për situatën politike në Mal të Zi dhe bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të bllokadës së institucioneve dhe normalizimin e situatës në vend.
BE u bëri thirrje forcave politike të mos e tensionojnë më tej situatën dhe të punojnë për arritjen e një konsensusi ndërpartiak, si përparësi kryesore. Ata përkujtuan se progresi i vazhdueshëm i Malit të Zi në anëtarësim kërkon që të gjithë akterët politikë të mbështesin funksionalitetin e institucioneve demokratike


Qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre Miodrag Lekiq të zgjidhet kandidat për kryeministër i qeverisë së re malazeze.
Paraprakisht të hënën Parlamenti i Malit të Zi nuk arriti të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse asnjë nga katër kandidatët nuk mori numër të mjaftueshëm votash.
Për zgjedhjet votuan 42 deputetë, gjë e cila është e pamjaftueshme sepse nevojiteshin të paktën 49 nga 81 deputetë sa ka parlamenti malazez.
Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e opozitës.
Miratimi i Ligjit për Presidentin bëhet përkundër rekomandimit të Komisionit të Venecias, i cili të premten tha që të “mos miratohen ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, pasi ato në thelb do të përfaqësonin një ndryshim të Kushtetutës, me një shumicë më të vogël parlamentare se sa parashikohej”.

Kriza e pushtetit në Mal të Zi kulmoi me rënien e qeverisë së Dritan Abazoviqit, pasi në mënyrë të njëanshme nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq dhe një pjesë e opozitës e konsideruan në kundërshtim me interesat kombëtare


Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, protestuesit që nga mëngjesi qëndruan para selisë së parlamentit, reaguan ashpër kundër veprimit të deputetëve të shumicës. Me atë rast selia e parlamentit u godit me gjësende të forta duke i thyer xhamat dhe dyert, pas së cilës policia ka hedhur gaz lotsjellës.
• sigurimi nuk i lejon deputetët dhe punonjësit të dalin nga ndërtesa.

Qytetarët qëndruan para kordonit policor dhe kënduan himnin kombëtar.
Një nga drejtuesit e policisë tentoi t’u drejtohej protestuesve, por ata e pritën me brohoritje dhe refuzuan të largohen.
Kriza e pushtetit në Mal të Zi kulmoi me rënien e qeverisë së Dritan Abazoviqit, pasi në mënyrë të njëanshme nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq dhe një pjesë e opozitës e konsideruan në kundërshtim me interesat kombëtare.
Miratimi i amendamenteve të diskutueshme në Ligjin për Presidentin pasoi pasi presidenti Gjukanoviq refuzoi propozimin e shumicës që kandidati i tyre Miodrag Lekiq të jetë mandatar dhe paraqiti propozimin për shpërndarjen e parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhjet e reja parlamentare.
Bashkimi Evropian shprehu disa herë shqetësimin për situatën politike në Mal të Zi dhe bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të bllokadës së institucioneve dhe normalizimin e situatës në vend.
BE u bëri thirrje forcave politike të mos e tensionojnë më tej situatën dhe të punojnë për arritjen e një konsensusi ndërpartiak, si përparësi kryesore. Ata përkujtuan se progresi i vazhdueshëm i Malit të Zi në anëtarësim kërkon që të gjithë akterët politikë të mbështesin funksionalitetin e institucioneve demokratike.

Të fundit

më të lexuarat