KT “Ulqini”, kampion i Malit të Zi në forma

Në disiplinën e formave, garuesit e këtij klubi kanë fituar 17 medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë, duke zënë vendin e parë dhe shpërblyer me kupën për vendit e parë. Ndërsa në disiplinën e ndeshjeve, KT “Ulqini” zuri vendin e tretë në renditjen e përgjithshme

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” është shpallur kampion i Malit të Zi në disiplinën e formave, në Kampionatin shtetëror që u zhvillua të dielën në Gollubovc.
Në disiplinën e formave, garuesit e këtij klubi kanë fituar 17 medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë, duke zënë vendin e parë dhe shpërblyer me kupën për vendin e parë.
Edhe në disiplinën e ndeshjeve, garuesit e “Ulqini”-t arritën rezultat të kënaqshëm pasi që u renditën në vendin e tretë, duke fituar një tjetër trofe. Në këtë disiplinë nga KT “Ulqini” u shpallën 13 kampionë shtetërorë, gjashtë nënkampionë, kurse dy garues fituan medalje të bronzta.
Ky rezultat përbën një sukses tjetër për KT “Ulqini”, i cili në Kampionatin e Malit të Zi mori pjesë me 45 garues, në të dy disiplinat.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat