Tiranë – Sportistja e Klubit të Taekwondosë “Besa”, Angjella Berishaj, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për reniorë të Rinj, i cili është mbajtur në Tiranë.
Berishaj e cila është kampione bote në kategorinë e juniorëve, në kategorinë deri në 67 kilogramë në raundin e dytë e ka mundur sportisten gjermane, Julik Cimerling, ndërsa në raundin e tretë përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës, Zorana Sandiq.
Ndërkaq, sportistja “Besës”, në gjysmëfinale ka humbur nga sportisja kroate, Arijane Oreç.
Trajneri i Klubit të Taekwondosë “Besa”, Nikollë Gegaj i ka thënë Agjencisë së Lajmeve “Mina” se ai si trajner i saj është i kënaqur me medaljen e fituar, “veçanërisht kur deri teK ajo ka ardhur në një konkurrencë të fortë dhe kundër garuesve të cilët janë mjaft më të vjetër sesa ajo. Ajo ka vetëm 16 vjet, ndërsa është prezantuar në konkurrencë të garuesve deri në 21 vjeç. Shkojmë më tutje, na presin përvoja të reja – paraqitja në Turneun G2 të Albania Open, dhe më 6 tetor Kampionati Evropian për të rinj në kategoritë olimpike”, është shprehur Gegaj.
Kampionati Evropian në Tiranë ka mbledhur 430 garues nga 36 shtete.
Kujtojmë që sportistja, Angjella Berishaj solli medaljen e parë botërore për Malin e Zi në taekwondo.
t. u.