Sukses i Klubit të Taekwondo-së “Ulqini”

Më 17-18 shtator 2022, në Lubjanë të Sllovenisë, u mbajt Turneu Ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondo-së i nivelit G2/E2, nivel i cili shërben për grumbullimin e pikëve për ranglistën botërore, pikë që dërgojnë edhe drejt lojërave olimpike. Ky aktivitet i taekwondo-së mblodhi mbi 900 sportistë nga 51 vende të botës.
Në këtë garë të këtij niveli mori pjesë edhe Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” me tre sportistë: Arta Ismailaga, Sara Kraja dhe Enes Dushku. Garuesit pretendojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë në mënyrë që të ngriten sa më lart në renditjen botërore e cila do t’i dërgojë ata më lehtë në Kampionatin Evropian për kadetë, i cili do të mbahet gjatë muajit nëntor në Malta.
Sportisti nga Ulqini, Enes Dushku pas tre ndeshjeve të fituara, shpallet kampion në kategorinë kadet -61kg i cili po ashtu fiton 20 pikë të vlefshme, pikë që do ta ndihmojë të ngritet edhe më lart në ranglistën botërore.
Sportistja Sara Kraja pati një paraqitje të mirë dhe arriti të fitojë ndeshjen e parë, mirëpo u ndal në ndeshjen e dytë kundër sportistes nga Greqia.
Sportistja Arta Ismailaga u ndal që në ndeshjen e parë edhe pse ndeshja ishte në favor të Artës, mirëpo një moment i dekoncetrimint në sekondat e fundit ishte vendimtar, ku edhe humbi ndeshjen.

Fikret Dushku – trajner i KT “Ulqini”

Të fundit

më të lexuarat