
Në saje të vendimit të kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar nr.117, më datë 5 shtator 1945 janë dekoruar një numër i konsideruar individësh nga ish-Jugosllavia të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktivë në Luftën e Dytë Botërore, dhe pas saj. Ishte ky një vendim në frymën e bashkëpunimit ideologjik në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë në kohën kur në Beograd për Shqipërinë ishte përgatitur kabineti si Republika e shtatë e Federatës Jugosllave. Kemi të bëjmë me kohën e krimeve dhe të masakrave të serbëve në Kosovë e gjetiu kundër shqiptarëve (Masakra e Tivarit), ku kanë marrë pjesë edhe individë të cilët u dekoruan nga pala shqiptare! Ndonëse marrëdhëniet në mes Shqipërisë e Jugosllavisë u prishën në vitin 1948, dekoratat mbetën të pashfuqizuara nga Kuvendi i Shqipërisë, sikurse edhe për Enver Hoxhën i cili ka mbajtur dekoratën ”Hero i popullit të Jugosllavisë”.
Propozime për personalitete të huaja
Në vendimin për dhënien e dekoratave për personalitete të huaja, shkruhej se në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike dhe komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare, Enver Hoxha, duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate, gjatë LNÇ-së të popullit tonë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet dhe për të shfaqur mirënjohjen e për ta shpërblyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi të atdheut e të popullit shqiptar, kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar vendosi: Të dekorohen me dekoratat, personat që përmenden në listën që vijon:
- Gjeneral Ivan Milutinoviq, me Urdhrin “Hero Kombëtar”;
- Ivo Lola Ribar, me Urdhrin “Hero Kombëtar”;
- Ramiz Sadiku, me Urdhrin ”Hero Kombëtar”;
- Ivan Ribar, me Urdhrin e “Flamurit”;
- Eduard Kardel, me Urdhrin e “Flamurit”;
- Bllazho Jovanoviq, me Urdhrin e “Flamurit”;
- Radovan Zogoviq, me Urdhrin e “Flamurit”;
- Dëshmori Miladin Popoviq, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”;
- Dushan Mugosha, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”;
- Gjeneral – Lejtnant Arso Jovanoviq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.;
- Aleksandër Rankoviq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.;
- Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
- Gjeneral – Lejtnant Peko Dapçeviq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
- Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
- “T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
16.Kolonel Velimir Stoiniq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I; - Kolonel – Lejtnant C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
18.Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
19.Kapiten Tomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I; - Gjeneral – Major Svetozar Vukmanoviq, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe Medaljen e “Kujtimit”;
21.Gjeneral Velimir Terziq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II; - Kolonel Vojo Todoroviq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit”;
- Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe Med. e “Kujtimit”;
- Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- Obrad Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- Nënkolonel Mijat Vuletiq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- Major Savo Stonoju, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- G. W. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- Ë. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Parti.”,kl. II;
- J. K. H. Shaw, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- M. J. Tornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- Toger Tjurin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- Xhon O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
- Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III;
- Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III;
- Kapiten Niazi Dizdareviq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III;
- Toger Nik Cuki, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III;
- Kaporal Xhorxh Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III;
- Kapiten G. S. Dufi, me urdhrin e “Trimërisë”;
- Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimërisë”;
- Hajdar Dushi, me urdhrin e “Trimërisë”;
- Emin Duraku, me urdhrin e “Trimërisë”;
- Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimërisë”;
- Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimërisë”;
- Miçel Popoviq, me urdhrin e “Trimërisë”;
- Xhafer Vokshi, me Medaljen e “Kujtimit”;
- Elhami Nimani, me Medaljen e “Kujtimit”;
- Xhavid Nimani, me Medaljen e “Kujtimit”;
- Safete Numani, me Medaljen e “Kujtimit”;
- Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit”;
- Mehmet Hoxha, me Medaljen e “Kujtimit”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar
Sekretari: Koço Tashko d.v.
(vijon)