Tuz – Sportistja e Klubit të Taekwondosë “Besa” nga Tuzi dhe përfaqësuesja e Malit të Zi në Kampionatin Botëror të Taekwondosë për junior, Angjella Berishaj, pas rezultatit historik ku fitoi medaljen e argjendtë, është pritur javën e kaluar në Komunën e Tuzit, nga kryetari Nik Gjeloshaj dhe nga përfaqësues të tjerë të administratës lokale, por edhe nga një grup i qytetarëve.
Ata e mirëpritën kampionen botërore me duartrokitje dhe brohoritje të shumta, ndërkaq në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Tuzit, kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj në emër të institucionit që përfaqëson, i ka dhuruar kampiones botërore Angjella Berishajt, shumë të hollash prej 5 mijë eurosh, për arritjet e jashtëzakonshme në sportin e taekwondosë.
Kujtojmë që sportistja, Angjella Berishaj solli medaljen e parë botërore për Malin e Zi në taekwondo.
t. u.