Sampdoria dhe Augsburgu kërkojnë shërbimet e mbrojtësit të Kosovës

Ekipi italian ka kohë që po e monitoron Dresheviqin, i cili në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Heerenveenin. Mirëpo, Sampdoria duhet ta mposhtë konkurrencën e ekipit nga Bundesliga, Augsburg, që po e sheh Dresheviqin si përforcim të duhur për mbrojtjen në sezonin e ri

Pas Sampdorias, edhe skuadra e Augsburgut ka shprehur interesim për mbrojtësin e Kosovës, Ibrahim Dresheviq.
Bëhet e ditur se ekipi italian ka kohë që po e monitoron Dresheviqin, i cili në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Heerenveenin. Mirëpo, Sampdoria duhet ta mposhtë konkurrencën e ekipit nga Bundesliga, Augsburg, që po e sheh Dresheviqin si përforcim të duhur për mbrojtjen në sezonin e ri.
Prej janarit të vitit 2019, 25-vjeçari ka qenë pjesë e Heerenveenit në Eredivisie të Holandës, kurse karrierë ka bërë edhe në Suedi tek Elfsborgu. Në sezonin 2021/22, Dresheviq regjistroi 32 paraqitje për ekipin holandez në të gjitha garat.
Dresheviq ka lindur në Suedi, nga prindër shqiptarë nga Malësia. Ai iu bashkua ekipit të Kosovës më 23 gusht 2019, pasi që FIFA i dha lejen. Më herët Dresheviq përfaqësonte Suedinë në nivelin ndërkombëtar të të rinjve.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat