Klubi i Taekwondosë “Ulqini” fitoi 12 medalje, dy trofe dhe tre çmime personale në turneun ndërkombëtar që u mbajt të shtunën në ambient të hapur, në qytetin Visoko të Bosnjë e Hercegovinës. “Ulqini” fitoi tetë medalje të arta dhe katër medalje të argjendta. Medalje të arta në disiplinën e ndeshjes fituan Arta Ismailaga, Sara Kraja, Amella Nuti dhe Enes Dushku, kurse në disiplinën e formave Amra Dushku, Amell Nuti, Adnan Mekiq dhe Nehar Dabi. Ndërkaq medalje të argjendta fituan Denis Çoboviq dhe Riad Dervishi në disiplinën e ndeshjeve dhe Berina Mustafa dhe Ajan Brashnjani në disiplinën e formave.
Në klasifikimin e përgjithshëm, KT “Ulqini” u rendit në vendin e parë në kategorinë e kadetëve dhe në vendin e dytë në disiplinën e formave, për ç’gjë fitoi dy trofe.
Po ashtu Arta Ismailaga u shpall sportistja më e suksesshme në kategorinë e kadetëve, kurse Amra Dushku dhe Amell Nuti në disiplinën e formave.
Në turne morën pjesë rreth 500 garues të 34 ekipeve nga pesë vende, në mesin e të cilëve 13 sportistë të KT “Ulqini”.
(Kohapress)