Pikëpamjet e ndryshme mbi zanafillën e konfliktit

Tani kemi një botë të ndarë. Është e majta ekstreme që sulmon NATO-n si një organizatë imperialiste dhe beson se ka një qëllim për të minuar Rusinë, prandaj ndajnë qëndrime anti-perëndimore, të cilat po përdoren nga rrjetet mediatike. Është e djathta ekstreme që e dëshiron Putinin si një udhëheqës të fortë në një fushatë të gjerë për të zgjeruar sferën e influencës ruse, apo ndoshta për ribashkimin e Bashkimit Sovjetik. Ka dhe një grup të tretë ndërmjet të majtëve dhe të djathtëve, të cilët nuk bëjnë asnjë dallim midis Ukrainës dhe Rusisë. Për më tepër, ata konsiderojnë të njëjtin “planxhi” në shërbim të krijimit të situatës shqetësuese. Perëndimit i duhej një konflikt i tillë për ta shpëtuar atë nga përçarja dhe degradimi, kurse Putinit për të shpëtuar veten nga inferioriteti

Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar)
Pas rënies së Gorbaçovit dhe Bashkimit Sovjetik (1991), presidenti Boris Jelcin gjatë një takimi në Kremlin (1995), akuzoi SHBA-të dhe Presidentin e atëhershëm Bill Clinton se po “mbillnin farat e mosbesimit”, duke tentuar anëtarësimin në NATO të vendeve që kishin qenë në “Paktin e Varshavës”. Kjo nuk ishte më pak as më shumë se “një tradhti ndaj popullit rus”.
Steil citon kreun e Shërbimit të Inteligjencës, Yevgeny Primakov, i cili më vonë do të bëhej ministër i jashtëm dhe kryeministër, të ketë thënë se: “zgjerimi i NATO-s do të kërkonte një qëndrim më të fortë të mbrojtjes ruse”. Po kështu edhe politika e jashtme e Moskës lëshoi alarmin së zgjerimi i NATO-s do t’i bënte “shtetet baltike dhe Ukrainën… një zonë të rivalitetit strategjik intensiv”.
Një vështrim krejt ndryshe na jep Kevin N. Mcauley, në studimin “Russian Influence Campaigns against the West – From the Cold War to Putin” [Fushatat e ndikimit rus kundër Perëndimit – nga lufta e ftohtë deri te Putini], të botuar në vitin 2016. Mcauley thotë se Rusia sovjetike dhe Putini kanë qenë në luftë me “Qytetërimin perëndimor” dhe kanë zhvilluar fushata ndikimi për të dobësuar dhe minuar Perëndimin nga brenda. Akuza ngrihet rreth teknikave të reja të epokës së informacionit, që nuk ishin të disponueshme gjatë periudhës sovjetike, duke përfshirë internetin, rrjetet sociale, luftën e informacionit dhe operacionet kibernetike. Mcauley nuk merret me çështjen e NATO-s, por akuzon Rusinë për “luftë kibernetike” në fushata të kombinuara, por të fshehta, me qëllim të përgatitjes dhe mobilizimit të popullatës ruse për operacione të mundshme ushtarake. Mcauley akuzon Putinin dhe pushtetin e tij në favor të Moskës për të shkaktuar përplasje me Perëndimin. Për më shumë – thotë Mcauley: “Perëndimi duhet ta ketë parasysh se është i përfshirë në një konflikt me Rusinë dhe Presidentin Putin”.
Një tjetër pikëpamje paraqitet në librin “Putin’s World – Russia Against the West and with the Rest” Bota e Putinit – Rusia kundër Perëndimit dhe me të tjerët], ku autorja Angela Stent ka dhënë shpjegimin e saj se si arriti Rusia të ngjallet në skenën botërore: “jo për faktin se vetë Putin është një strateg i madh, por për shkak të shpërqendrimit të Perëndimit me problemet e veta të brendshme dhe ambivalencës së SHBA-ve për të vepruar si superfuqi”. Për më shumë është shqetësimi i Putinit për të kaluarën e trazuar të vendit dhe bindjen e tij se Perëndimi është përpjekur t’i mohojë një vend në tryezën e Fuqive të Mëdha, që nga shpërbërja e BRSS-së.

Për të kuptuar më mirë zanafillën e problemit, ne duhet të kujtojmë janarin e vitit 1990, kur më shumë se 400.000 njerëz u kapën si një zinxhir njerëzor rreth 400 milje nga qyteti perëndimor i Ivano-Frankivsk deri në Kiev, duke valëvitur flamurin ukrainas blu dhe të verdhë, që ishte ndaluar nën sundimin sovjetik. Pas shpalljes së pavarësisë (1991) Ukraina, që gjendet në Evropën Lindore midis Rusisë dhe vendeve anëtare të BE/NATO-s, mbeti rezerva e tretë më e madhe bërthamore në botë dhe vendosi zyrtarisht marrëdhënie me Aleancën Atlantike (1992)


Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine K. Albright është shprehur se ky libër “ofron një ‘dritare’ të rëndësishme në një nga sfidat kryesore gjeopolitike të kohës sonë”. Duke qenë e lënë të rivalizuar në hartat e pushtetit evroaziatik, Angela Stent sugjeron në përmbyllje që të “jemi të mençur dhe të presim të papritura”.
Të ngjashme qenë edhe konstatimet e fundit të Macronit se: “e keqja më e madhe ende s’ka filluar” dhe ato të Stoltenberg-ut se “do të ketë përleshje shumë më serioze”.
Të tri veprat e cituara më lart merren në vështrimin e përgjithshëm Lindje – Perëndim dhe jo konkretisht me problemin e Ukrainës të përfshirë në këtë konflikt. Për të kuptuar më mirë zanafillën e problemit, ne duhet të kujtojmë janarin e vitit 1990, kur më shumë se 400.000 njerëz u kapën si një zinxhir njerëzor rreth 400 milje nga qyteti perëndimor i Ivano-Frankivsk deri në Kiev, duke valëvitur flamurin ukrainas blu dhe të verdhë, që ishte ndaluar nën sundimin sovjetik. Pas shpalljes së pavarësisë (1991) Ukraina, që gjendet në Evropën Lindore midis Rusisë dhe vendeve anëtare të BE/NATO-s, mbeti rezerva e tretë më e madhe bërthamore në botë dhe vendosi zyrtarisht marrëdhënie me Aleancën Atlantike (1992). Në dhjetë vitet e presidencës së Leonid Kuchma’s, Ukraina u shndërrua nga një republikë sovjetike në një shoqëri kapitaliste. Në vitin 2000 presidenca e tij tronditet nga skandali për urdhër të vrasjes së një gazetari, por qëndroi në pushtet edhe për katër vite të tjera. Në vitin 2004, zgjedhjet presidenciale i fitoi mbështetësi i Putinit, Viktor Janukoviç, mes akuzave për manipulim. Revolta popullore bëri që të shkohet në zgjedhje për herë të tretë, kur fitoi Jushçenko, i cili bashkë me kryeministren Julia Tymoshenko në vitin 2008 u përpoqën ta fusnin Ukrainën në NATO.
Presidenti i SHBA George W. Bush mbështeti anëtarësimin, por Franca dhe Gjermania e kundërshtuan pas pakënaqësisë që shprehu Rusia. Më 2011 prokuroria e Ukrainës hapi hetime penale kundër Timoshenkos për korrupsion, duke e shpallur fajtore për “shpërdorim pushteti” dhe e dënoi me shtatë vjet burg. Kjo u konsoderua si një lloj grusht-shteti nga ana e SHBA-ve, e cila në mënyrë ilegale zhvendosi një president të zgjedhur duke e zëvendësuar me një “kukull” të Hillary Klintonit, Viktoria Nuland-it, Joe Biden-it dhe Barack Obama’s. Mëpastaj në vendin e tij erdhi komediani dhe aktori Volodymyr Zelenskyy, i cili i kërkoi udhëheqjes së NATO-s anëtarësimin, gjë që do të kërkonte miratimin unanim të 30 shteteve që përbëjnë organizatën.
Tani kemi një botë të ndarë. Është e majta ekstreme që sulmon NATO-n si një organizatë imperialiste dhe beson se ka një qëllim për të minuar Rusinë, prandaj ndajnë qëndrime anti-perëndimore, të cilat po përdoren nga rrjetet mediatike [Antisemitism Studies, #2/2019, f. 291-316]. Është e djathta ekstreme që e dëshiron Putinin si një udhëheqës të fortë në një fushatë të gjerë për të zgjeruar sferën e influencës ruse [NY Times, 14. 01. 2022], apo ndoshta për ribashkimin e Bashkimit Sovjetik [WSJ, 21. 02. 2022]. Ka dhe një grup të tretë ndërmjet të majtëve dhe të djathtëve, të cilët nuk bëjnë asnjë dallim midis Ukrainës dhe Rusisë. Për më tepër, ata konsiderojnë të njëjtin “planxhi” në shërbim të krijimit të situatës shqetësuese. Perëndimit i duhej një konflikt i tillë për ta shpëtuar atë nga përçarja dhe degradimi, kurse Putinit për të shpëtuar veten nga inferioriteti. Këta mendojnë se Ukraina duhet të bëhet një shtet neutral dhe të braktisë aventurat e NATO-s, që Fuqitë e Mëdha të ndalojnë Sorosin, Bidenin, Zelenskyn dhe “bandën e tyre hebreje” që të ndërhyjnë në Evropën Lindore. Përndryshe, Rusia mund të shpërbëjë Ukrainën, të krijojë “Novorussiya” në Detin e Zi dhe të vendosë hegjemoninë e saj.
Ka edhe të tillë që mendojnë se është vetë Amerika që e provokoi këtë luftë dhe është po ajo që ka dëshirë të zgjasë sa më shumë. ‘Lotët e korkodilit’ për katastrofën humanitare të shkaktuar atje janë vetëm ‘skena teatrale’ për të fituar simpatizantë, sepse është po ajo që ka shkaktuar aq shumë katastrofa humanitare në gjithë botën. Një grup i tyre sjellin teori konspirative të cilat shkojnë aq larg sa ta krahasojnë me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, me rezultatin e shifrave të përbashkëta ‘sekrete’ në 68 nga dita e fillimit [28+7+19+14, 1+9+19+39 dhe 24+2+20+22]. Këta predikojnë se në një kohë të afërt, shtetet e Perëndimit do të përçahen dhe bota do të zhytet në një konflikt të ri. Hëpërhë, të gjitha këto hyjnë në teoritë e konspiracionit. (vijon)

Të fundit

më të lexuarat