Sukses pas suksesi

Në turneun “Shabac Open 2022“ në Novi Sad, KT “Ulqini” fitoi 12 medalje dhe një trofe për renditjen në vendin e parë në disiplinën e formave. Edhe në turneun për fëmijë dhe kadetë që u mbajt në Tiranë, garuesit e këtij klubi shënuan sukses duke fituar 12 medalje dhe dy trofe

Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” morën pjesë gjatë fundjavës në dy turne, që u zhvilluan në Novi Sad të Serbisë dhe në Tiranë.
Në turneun “Shabac Open 2022“ në Novi Sad, KT “Ulqini” fitoi 12 medalje dhe një trofe për renditjen në vendin e parë në disiplinën e formave.
Me medalje të arta u kurorëzuan Enes Dushku, Sumeja Bisha, Leona Lleshi, Gabriel Jankoviq, Nehar Dabi dhe Ajan Brashnjani, me medalje të argjendta Amell Nuti dhe Amella Nuti, kurse medalje të bronzta Amra Dushku, Adnan Mekic, Eren Karaminxhoja dhe Erdi Resulbegu.
Në këtë turne ndërkombëtar KT “Ulqini” mori pjesë me 14 garues në të dy disiplinat – forma dhe ndeshje, ku gjithsej morën pjesë 906 sportistë të 74 ekipeve nga 14 shtete.
Një tjetër turne ku u paraqitën sportistët e KT “Ulqini” është ai për fëmijë dhe kadetë që u mbajt në Tiranë. Edhe në këtë turne, 15 garuesit e KT “Ulqini” që morën pjesë në disiplinat e formave dhe ndeshjeve shënuan sukses duke fituar 12 medalje dhe dy trofe – për vendin e tretë në kategorinë e fëmijëve në renditjen e përgjithshme dhe për pjesëmarrje dinjitoze.
Medalje të arta fituan Vlera Dabi, Sara Kraja, Arta Ismailaga, Merisa Malokraja, Erina Tula, Sara Doda dhe Fabian Zadrima, medalje të argjendta Denis Çobi dhe Iman Lihari, ndërsa medalje të bronzta Ensar Doda, Ajan Uruçi dhe Berina Kollari.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat