FIFA dhe UEFA kanë marrë një vendim zyrtar kundrejt Rusisë. Kombëtarja e Rusisë dhe të gjitha ekipet ruse janë pezulluar nga të gjitha garat sportive ndërkombëtare.
Vendimet u miratuan nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të qeverive botërore dhe evropiane të futbollit.
Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë.
Një goditje e madhe kundrejt futbollit rus, që vjen si pasojë e pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kombëtarja shqiptare bën pjesë ne grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve, ku kanë përballë Rusinë, Izraelin dhe Islandën.
Më 2 qershor është programuar sfida e parë e grupit përballë Rusisë në “Air Albania”, ndërsa përballja e kthimit më 13 qershor në Rusi, por këto dy ndeshje nuk do të zhvillohen pas këtij vendimi.
Ndërkohë, Rusia është pjesë e grupit B në fazën “play-off” të Botërorit Katar 2022, që përbëhet nga Rusia, Polonia, Suedia dhe Republika Çeke. Shorti përcaktoi dy duelet gjysmëfinale Rusi – Poloni dhe Suedi – Republikë Çeke.
Vendime të njëjta pritet të marrin edhe federatat e sporteve tjera.
FIFA dhe UEFA pezullojnë kombëtaren dhe ekipet ruse
Vendimet u miratuan nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të qeverive botërore dhe evropiane të futbollit. Më 2 qershor është programuar sfida e parë e grupit përballë Rusisë në “Air Albania”, ndërsa përballja e kthimit më 13 qershor në Rusi, por këto dy ndeshje nuk do të zhvillohen pas këtij vendimi