Tuz – rikthehet manifestimi i karnavaleve

Në ditët e sotme karnavalet lidhen me periudhën e të Kreshmës, gjatë së cilës besimtarët e krishterë agjerojnë, prandaj për disa ditë me radhë, para të Mërkurës së Hirtë, në muajin shkurt apo mars, ata festojnë si për t’i shijuar të gjitha ato ushqime nga të cilat do të heqin dorë deri në ardhjen e festës së Pashkëve. Megjithëkëtë, besohet se karnavalet kanë prejardhje pagane, dhe të krishterët e bënë festë të tyren më pas

Paula Dekaj

Muzikë dhe njerëz me maska që vallëzojnë në rrugë janë karakteristika të një prej festave më popullore në botë, të karnavaleve. Por, çfarë simbolizon kjo festë? Në ditët e sotme karnavalet lidhen me periudhën e të Kreshmës, gjatë së cilës besimtarët e krishterë agjerojnë, prandaj për disa ditë me radhë, para të Mërkutës së Hirtë, në muajin shkurt apo mars, ata festojnë si për t’i shijuar të gjitha ato ushqime nga të cilat do të heqin dorë deri në ardhjen e festës së Pashkëve. Megjithëkëtë, besohet se karnavalet kanë prejardhje pagane, dhe të krishterët e bënë festë të tyren më pas.
Edhe pse kjo festë në tërësi lidhet me një qëllim, mënyrat e të festuarit janë nga më të ndryshmet, ku në secilin qytet apo shtet, karnavalet kanë cilësi të veçanta, dhe disa prej tyre kanë arritur të fitojnë më tepër popullaritet. Për shembull, karnavali në Rio de Zhaneiro, Brazil, konsiderohet si më i madhi në botë, ku rreth dy milionë njerëz dalin në rrugë për të festuar çdo ditë të kësaj feste. Karnavali i quajtur Mardi Gras, në New Orleans, SHBA, me një kohëzgjatje dy javore, është aq i popullarizuar nga turistët, sa vlerësohet se mbi një milionë turistë iu bashkangjitën çdo vit festimeve të Mardi Gras. Karnavalet e Venecies janë po aq të famshme, por dallojnë si një festë shumë më e qetë, në të cilën mbizotëron muzika klasike, dhe e veçanta e tyre janë bukuria e maskave të punuara me dorë.

Këtë vit, shoqata “Karnevali-Koret” Tuz, ka njoftuar për një program të pasur kulturor, i cili vijon si më poshtë:
Më 26 shkurt, në orën 19, Hapja e Karnavalit – Koncert, i ftuar Shkumbin Ismaili.
Të nesërmën, më 27, në orën 13, Progami i fëmijëve – Tuz, ndërsa në orën 19, Nata e humorit me Agron Llakaj – Koncert i Eliza Markiq.
Më 28, në orën 19, Nata e saragave dhe verës – Koncert i David Dreshaj dhe Grupi MARS, dhe e fundit, më 1 shkurt, në orën 19, Mbrëmja finale – Koncert, e ftuar këngëtarja Gjyste Vulaj.
Gjatë mbrëmjeve festive është planifikuar edhe Pazari i Karnavaleve.


Në Evropë, përveç karnavaleve të Venecies, mjaft të popullarizuara janë edhe karnavalet në Santa cruz de Tenerive të Spanjës, të cilat konsiderohen si festa e dytë më e njohur ndërkombtarisht, pas atyre të Brazilit. Karnavali i Cologne, në Gjermani është po ashtu një nga karnavalet më të mëdha, më të mira dhe të vjetra të Evropës, duke vijuar me karnavalet e Nice të Francës, të cilat janë një nga ngjarjet më të mëdha kulturore të Rivierës Franceze, apo karnavalet e popullarizuara në Basel të Zvicres.
Në Shqipëri, qyteti që i ka festuar më herët karnavalet mendohet të jetë Shkodra, ku festimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit të XIX, një traditë që vazhdoi deri në vitin 1949. Të famshme janë po ashtu edhe Karnavalet e Korçës, vitet e fundit edhe ato të Gjirokastrës.
Në Malësi, Tuz, më 2020 u shënjua 25-vjetori i traditës së karnavaleve. Përveç vitit të kaluar që ishte e pamundur të organizoheshin për shkak të pandemisë, ky manifestim çdo vit bashkon një numër të konsiderueshëm të të rinjve, nga vendi por edhe nga qytete të tjera të Malit të Zi e rajonit, të cilët në grupe të caktuara, nëpërmjet humorit, satirës dhe argëtimit, trajtojnë fenomene dhe japin mesazhe të ndryshme.
Këtë vit, shoqata “Karnevali-Koret” Tuz, ka njoftuar për një program të pasur kulturor, i cili vijon si më poshtë:
Më 26 shkurt, në orën 19, Hapja e Karnavalit – Koncert, i ftuar Shkumbin Ismaili.
Të nesërmën, më 27, në orën 13, Progami i fëmijëve – Tuz, ndërsa në orën 19, Nata e humorit me Agron Llakaj – Koncert i Eliza Markiq.
Më 28, në orën 19, Nata e saragave dhe verës – Koncert i David Dreshaj dhe Grupi MARS, dhe e fundit, më 1 shkurt, në orën 19 do të jetë Mbrëmja finale – Koncert, e ftuar këngëtarja Gjyste Vulaj.
Që nga fillimi i kësaj jave, në sheshin e Tuzit vërehet atmosfera festive prej dekorimeve të vendosura. Sipas njoftimit, gjatë mbrëmjeve festive është planifikuar edhe Pazari i Karnavaleve.

Të fundit

më të lexuarat