Komuna do të mbështesë sportistët e suksesshëm

Tuz – Sportistët e Klubit Taekwondo “Besa”, fitues të shtatë medaljeve, (pesë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë) në Kampionatin Ballkanik në Taekwondo, Zinedin Beqaj, Benan Jusufgjokaj, Sebastian Dushaj, Leo Gegaj, Angjella dhe Andrea Berishaj, u pritën në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj.
Kreu i Komunës së Tuzit i ka përgëzuar sportistët në fjalë për rezultatet e arritura në Kampionatin Ballkanik, duke u shprehur se fitoret e tyre të vazhdueshme bëjnë krenarë të gjithë.
Në njoftimin për opinion të faqes zyrtare të fejsbukut të Komunës së Tuzit theksohet se kreu i kësaj komune ka premtuar se Komuna e Tuzit do të jetë përherë partner i rrugëtimit të këtyre sportistëve dhe se nuk do të mungojnë shpërblimet për sportistë që do t’i sjellin medalje kësaj komune.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat