
Një fenomen që shqetëson konsumatorët në mbarë botën është rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazike për mbijetesë. Se në muajt e shkuar ka pasur përqindje më të lartë të inflacionit e dëshmojnë statistikat më të fundit, ku çmimet e konsumit evropian kanë arritur nivelin më të lartë prej më se 13 vjet. Eurostat paraqet të dhënën se inflacioni në të gjithë bllokun u rrit në 4.1 përqind përgjatë muajit tetor. Norma totale e inflacionit prej 4.1 përqind u ndikua edhe nga një rritje prej 23.5 përqind e çmimeve të energjisë.
Në vështrim të parë, konsumatorët janë ata të cilët përfitojnë më së pakti nga inflacioni. Përballja me çmime më të larta për të njëjtat produke dhe shërbime, ndërkohë që të ardhurat vazhdojnë të jenë të njëjta, sigurisht ka impakt negativ tek buxheti i secilit individ, çka bën që konsumatori t’i ndjejë menjëherë efektet e inflacionit. Ndërsa në anën tjetër, investitorët mund edhe të kenë përfitime, por sidoqoftë mbetet një sfidë. Në rastin kur kërkesa rritet për disa kompani, ato përfitojnë duke shitur të njëjtin mall me çmim më të mirë, por në të njëjtën kohë kjo përbën rrezik pasi duhet menaxhuar kostoja e prodhimit, dhe për këtë arsye produktet e mallrat medoemos hidhen në treg me një çmim më të lartë
Gjatë muajit tetor, inflacioni është rritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku disa ditë më parë Departamenti i Punës raportoi se është arritur pika më e lartë e shënuar për më shumë se 30 vjet. Indeksi i çmimeve të konsumit, që është një shportë produktesh që variojnë nga benzina dhe kujdesi shëndetësor tek artikujt ushqimorë dhe qiratë, u rrit 6.2 përqind nga një vit më parë, më e larta që nga dhjetori i vitit 1990.
Ka nje sërë faktorësh që e nxisin inflacionin në një ekonomi, por kryesisht ai shkaktohet nga rritja e kostove të prodhimit apo rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime. Inflacioni po ashtu mund të stimulohet edhe nga vetë bizneset apo korporatat, nga rritja e pagave, papunësia, qeveria, etj. Theksojmë se inflacion nuk do të thotë rritja e çmimit të një malli apo shërbimi të vetëm, por ai i referohet rritjes së çmimeve të një game më të gjerë të mallrave apo shërbimeve.
Në vështrim të parë, konsumatorët janë ata të cilët përfitojnë më së pakti nga inflacioni. Përballja me çmime më të larta për të njëjtat produke dhe shërbime, ndërkohë që të ardhurat vazhdojnë të jenë të njëjta, sigurisht ka impakt negativ tek buxheti i secilit individ, çka bën që konsumatori t’i ndjejë menjëherë efektet e inflacionit. Ndërsa në anën tjetër, investitorët mund edhe të kenë përfitime, por sidoqoftë mbetet një sfidë. Në rastin kur kërkesa rritet për disa kompani, ato përfitojnë duke shitur të njëjtin mall me çmim më të mirë, por në të njëjtën kohë kjo përbën rrezik pasi duhet menaxhuar kostoja e prodhimit, dhe për këtë arsye produktet e mallrat medoemos hidhen në treg me një çmim më të lartë.
Referuar një artikulli të “Physicans Practice”, shpesh ka mosmarrëveshje rreth normave të shëndetshme dhe jo të shëndetshme të inflacionit, shumica e ekonomistëve pajtohen se inflacioni në intervalin 5-6 përqind e poshtë është i shëndetshëm për një ekonomi dhe inflacioni në intervalin 9-10 për qind është i dëmshëm për ekonominë. Sidoqoftë, një inflacion modest mund të luajë rol të rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme, edhe pse nga konsumatorët rritja e çmimeve përherë interpretohet si negative
Referuar një artikulli të “Physicans Practice”, shpesh ka mosmarrëveshje rreth normave të shëndetshme dhe jo të shëndetshme të inflacionit, shumica e ekonomistëve pajtohen se inflacioni në intervalin 5-6 përqind e poshtë është i shëndetshëm për një ekonomi dhe inflacioni në intervalin 9-10 përqind është i dëmshëm për ekonominë. Sidoqoftë, një inflacion modest mund të luajë rol të rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme, edhe pse nga konsumatorët rritja e çmimeve përherë interpretohet si negative.
