Mediat sociale dhe çrregullimet serioze në shëndetin mental

Angazhimi i Kongresit Amerikan për të hulumtuar abuzimet e mundshme të kësaj kompanie e kanë shqetësuar Mark Zuckerberg, i cili po mundohet për të qetësuar dhe evituar një intervenim të mëtutjeshëm të shtetit, duke e ndërruar në mënyrë të papritur edhe emrin nga Facebook në Meta. Në këtë mënyrë Zuckerberg po mundohet që të sanojë gjendjen, por nuk po kuptohen qartë rregullat e lojës!

Haxhi Zeneli

Sa më shumë që “Facebook-ut” i lejohet fushë veprim si deri më tani, Mark Zakerberg bëhet edhe më i pasur!
Nëse bëjmë një krahasim me jetën para se të na imponoheshin këto media sociale, pa dyshim se jeta jonë ishte shpirtërisht më e përmbushur. Me paraqitjen e tyre janë shtuar edhe shumë sëmundje psikike, gjegjësisht ankthi dhe depresionit!
Tani shumica e kanë kuptuar se dëmet janë në të gjitha fushat e jetës së shoqërisë tonë nga ky instrument i mediave sociale, që në shumicën e rasteve edhe është keqpërdoruar.
Kjo tani është vërtetuar edhe nga nëpunësit e kësaj ndërmarrjeje, kështu që kohëve të fundit është shtuar kureshtja për të kuptuar se si drejtohet nga brenda kjo kompani.
Është fakt se Facebook, Instigram, Twitter, YouTube janë shndërruar në instrumente promovuese të shitjeve materiale, por është praktikuar edhe nga politika e shteteve që i përdorin kundra njëri tjetrit me shitje idesh konspirative duke radikalizuar dhe shantazhuar masat për të arritur qëllimet dhe interesat e tyre pa kursyer as qenien njerëzore.
Poashtu jemi dëshmitar se si këto media sociale përdorët edhe në rrafshin politik për të trazuar dhe destabilizuar masat në shumë vende të botës.
Vlerësohet nga hulumtuesit se “Facebook” ka krijuar një armiqësi të pa parë ndonjëherë në mes njerëzish kudo në botë nga të gjitha shtresat. Këtë mund ta vërtetojë përdoruesit e këtyre faqeve, ku ndikimet dhe indoktrinimet e fuqishme janë rritur si asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit.
Nëse kjo gjendje vazhdon, ka gjasa që njerëzimi do të urrehet aq shumë në mes veti sa të marrë përmasat e një “kanibalizmi”.
Të gjithë ata që janë pjesëtar të këtyre faqeve sociale e kanë të qartë se si ata me anën e algoritmit u përcaktohen preferencat dhe pastaj u krijohet një dosje personale duke ndërhyrë në psikologjinë e personit dhe duke imponuar preferencat që mundësisht të krijojë varësi për këto media.
Kohëve të fundit është bërë një bujë e madhe kur një punëtore e FB”whistleblower” dha alarmin se çfarë po ndodhë përbrenda në “Facebook” dhe se si kjo kompani sakrifikon personelin për të rritur të ardhurat sa më shumë.
Ky fakt shtojë edhe më shumë kureshtjen e Shtetit Amerikan për një hulumtim më të detajuar për shkak të ngjarjes së”6 Janarit në Uashington”, ku atë ditë u cenua demokracia e këtij shteti dhe për këtë u akuzua edhe FB pasi ndihmoi në këto akte destabilizuese. Andaj angazhimi i Kongresit Amerikan për të hulumtuar abuzimet e mundshme të kësaj kompanie e kanë shqetësuar Mark Zakerberg, i cili po mundohet për të qetësuar dhe evituar një intervenim të mëtutjeshëm të shtetit duke e ndërruar në mënyrë të papritur edhe emrin nga Facebook në Meta. Në këtë mënyrë Zakerberg po mundohet që të sanojë gjendjen, por nuk po kuptohen qartë rregullat e lojës!
Por e vërteta është se ne nuk kemi kohë për të humbur pasi ne duhet të kuptojmë drejt qëllimet e këtyre mediave sociale-teknologjike, të cilat kanë ndërhyrë dhe okupuar tinëzisht privatësinë e njerëzve duke u shkarkuar shumë të pavërteta dhe trauma psikologjike.
Sa nuk është tepër vonë ndjekësit e këtyre mediave sociale duhet të shërohen nga kjo varësi e këtyre faqeve që shpesh herë njerëzit kanë krijuar edhe urrejtje ndaj njëri tjetrit. Duhet ti ti kthehemi normalitetit dhe të mundohemi që të afrohemi fizikisht pran njëri tjetrit. Kjo do të ishte mënyra më e shëndetshme dhe natyrale për qenien njerëzore dhe jo komunikimi i akullt në media “online” ku shpeshherë përfundon në armiqësimin e të skajshëm të personave që konsumojnë këtë formë të komunikimit. Deri sa ne nuk i kthehemi kësaj jete do vuajmë edhe më shumë nga ankthi dhe sëmundje të tjera psikologjike derisa të përjetojmë një shkatërrim të plotë të qenies njerëzore.

Të fundit

më të lexuarat