Dy trofe për KT “Ulqini”

Në renditjen e përgjithshme, ekipi nga Ulqini zuri vendin e parë në disiplinën e formave dhe vendin e dytë në kategorinë e kadetëve. Medalje të arta për KT “Ulqini”-n kanë fituar Medina Kanaqeviq, Dorian Vukaj, Ardit Dervishi, Amra Dushku, Selma Demiri, Merisa Malokraja dhe Bledar Kasmi, medalje të argjendta Enes Dushku, Vesa Dervishi dhe Sara Kraja, kurse medalje të bronzta Sumeja Bisha, Arta Ismailaga dhe Adna Sulejmani

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar dy trofe në Turneun ndërkombëtar “Lojërat e Herkulesit”, i cili është mbajtur në dielën në Beograd të Serbisë.
Në renditjen e përgjithshme, ekipi nga Ulqini zuri vendin e parë në disiplinën e formave dhe vendin e dytë në kategorinë e kadetëve.
Medalje të arta për KT “Ulqini”-n kanë fituar Medina Kanaqeviq, Dorian Vukaj, Ardit Dervishi, Amra Dushku, Selma Demiri, Merisa Malokraja dhe Bledar Kasmi, medalje të argjendta Enes Dushku, Vesa Dervishi dhe Sara Kraja, kurse medalje të bronzta Sumeja Bisha, Arta Ismailaga dhe Adna Sulejmani.
KT “Ulqini” është paraqitur me 14 garues në këtë turne, ku kanë marrë pjesë gjithsej 550 garues të 58 ekipeve nga dhjetë shtete. Garat janë zhvilluar në të dy disiplinat: forma dhe ndeshje.
Në një deklaratë për shtyp, kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, ka falënderuar prindërit e garuesve “për përkrahje maksimale si dhe sponsorin ‘FAF&Co’ për kontributin e dhënë në të mirë të sportistëve tanë”.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat