Nostalgjia e diasporës për vendlindjen

Për shembull, në zonën e Malësisë edhe pa ndonjë statistikë që do të tregonte se sa mërgimtarë patën ardhur këtë vit, që ishin të shumtë në numër, e dëshmonte qendra e Tuzit dhe bar-restorantet e tejmbushura. Prania e mërgimtarëve vërehet përherë dhe kudo, si në dasma, koncerte apo manifestime të ndryshme. E veçantë është ruajtja e marrëdhënieve me të arfërmit e tyre që jetojnë këtu

Paula Dekaj

Muaji gusht që sapo kaluam, njihet për fluksin e përvitshëm të mërgimtarëve të cilët rikthehen në vendlindje. Vera e një viti më parë nën masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, la diasporën fizikisht larg vendit të tyre, por këtë sezon veror që pati masa kufizuese më të përballueshme, motrat dhe vëllezërit tanë u rikthyen në vendlindje. Përpos marrëdhënieve të ngushta që mërgimtarët në mënyrë individuale apo shoqërore ruajnë me vendlindjen gjatë gjithë kohës, ata po ashtu zgjedhin që ditët e pushimeve të tyre t’i kalojnë në vendin ku u lindën.
Për shembull, në zonën e Malësisë edhe pa ndonjë statistikë që do të tregonte se sa mërgimtarë patën ardhur këtë vit, që ishin të shumtë në numër, e dëshmonte qendra e Tuzit dhe bar-restorantet e tejmbushura. Prania e mërgimtarëve vërehet përherë dhe kudo, si në darsma, koncerte apo manifestime të ndryshme. E veçantë është ruajtaja e marrëdhënieve me të arfërmit e tyre që jetojnë këtu. Si të tilla nuk mungojnë bashkimet dhe as darkat e shumta gjatë netëve të verës. Një ditë teksa gjerbja një filxhan kafe, një shqiptar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pagoi porositë e të gjithëve që ishim të pranishëm në lokal.

Besojmë se pas kontributit që diaspora dha në formimin e buxhetit të Komunës së Tuzit, ardhja e tyre si turistë duhet të ketë ndikuar pozitivisht për një sezon më të suksesshëm turistik në Malësi. Por jo vetëm për turizmin, diaspora gjatë kësaj vere dha dhe kontribute të tjera. Më 1 gusht u inagurua truporja e Nënë Terezës në Delaj, Triesh dhe më 15 gusht truporja e Zojës në Selishtë të Grudës. Të dyja këto investime u kryen me iniciativën individuale të dy bashkëvendasve malsorë të larguar në SHBA

Besojmë se pas kontributit që diaspora dha në formimin e buxhetit të Komunës së Tuzit, ardhja e tyre si turistë duhet të ketë ndikuar pozitivisht për një sezon më të suksesshëm turistik në Malësi. Por jo vetëm për turizmin, diaspora gjatë kësaj vere dha dhe kontribute të tjera. Më 1 gusht u inagurua truporja e Nënë Terezës në Delaj, Triesh dhe më 15 gusht truporja e Zojës në Selishtë të Grudës. Të dyja këto investime u kryen me iniciativën individuale të dy bashkëvendasve malsorë të larguar në SHBA.
Ndërsa tani në shtator, kur mërgimtarët janë kthyer përsëri në vendin ku ata kanë zgjedhur të jetojnë, rrugëve të zë syri përsëri kalimtarë, dhe në bare vazhdon të pihet kafe e të shkëmbehen dy fjalë, por ndryshimi vërehet, vendi është më i varfër. Emigrimi si fenomen ngjan i pashmangshëm, që prek çdo vend anembanë botës, të shumtën e rasteve për arsye ekonomike, politike e të tjera.
Referuar një artikulli të autorit Dr. Nail Draga, ku thuhet: “Popullata shqiptare si pakicë në Mal të Zi, ka emigruar në mënyrë masive që nga viti 1966, pas Luftës së Dytë Botërore”. Gjithashtu, Draga shkruan se këta emigrantë gjatë kësaj periudhe janë vendosur në kampe të ndryshme në Itali dhe për arsye dokumentacioni (për të përfituar vizën e emigracionit për në vendet e tjera, kryesisht për në SHBA), janë deklaruar si shtetas të Shqipërisë.

Të fundit

më të lexuarat