Diskutim mbi projektet zhvillimore dhe situatën epidemiologjike

Tuz – Nënkryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra” dr. Pashko Camaj është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit dhe nga ai i kuvendit, Nikë Gjeloshaj dhe Fadil Kajoshaj.
Në këtë takim është diskutuar mbi projektet dhe planet zhvillimore të Komunës së Tuzit, por edhe mbi situatën aktuale të pandemisë Covid-19, dhe nevojën e respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Takimet e këtilla jo vetëm se paraqesin nevojë vëllazërore, por ato janë edhe rast i mirë për shkëmbim të përvojave. Lidhur me këtë, dr. Camaj shprehu respekt për mënyrën e menaxhimit të situatës me Covid-19 në komunën tonë, duke apeluar që të vazhdohet në të njëjtën mënyrë”, thuhet në faqen zyrtare të fejsbukut të Komunës së Tuzit.
Më tutje, thekson njoftimi, Camaj ka vlerësuar se me bashkëpunim ndërshqiptar, mund të arrihet çdo gjë.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat