
Përpjekjet e shkencëtarëve dhe aktivistëve mjedisorë për të ndërgjegjësuar botën në lidhje me ndyshimet klimatike kanë filluar dekada më parë dhe nuk kanë qenë të pakta, por pasojat e ngrohjes globale po shfaqen përherë e më shumë. Që nga viti 1880 deri në 2010, temperaturat globale janë rritur mesatarisht me 0.8 gradë Celcius. Ndërsa 2020-ta rënditet si viti i dytë më i ngrohtë në rekordin 141-vjeçar për sipërfaqen e kombinuar të tokës dhe oqeanit. Më 6 shkurt 2020, nxehtësia arriti deri në Antarktik, ku stacioni në bazën Esperanca, në maje të Gadishullit Antarktik, u duk se mati një temperaturë të re rekord të të gjitha kohërave, që ishte 18.4 gradë Celcius.
Stefan Rahmstrof, profesori i fizikës së oqeanit në Institutin e Potsdamit për Hulumtimin e Ndikimit të Klimës, tha për për Associated Press se ishte e paqartë nëse reshjet ekstreme të shiut në Gjermani ishin një rezultat i drejtpërdrejtë i ngohjes së planetit, por mund të thuhet se ngjarje të tilla po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale. Një ajër më i ngrohtë do të thotë më shumë lagështi, çka përkthehet në sasi më të mëdha të reshjeve
Përmbytjet që ndodhen gjatë muajit korrik në Evropë, pa marrë ende ndonjë konfirmim nga studiuesit menjëherë si shkaktare u etiketua ngrohja globale. Gjermania është vendi më i gotitur nga pasojat e motit ekstrem, ku numri i viktimave i kalon 175, ndërsa në Belgjikë janë raportuar mbi 30 të vdekur. Holanda, Franca dhe Zvicra janë prekur gjithashtu nga shirat e rrëmbyeshëm. Sipas Qendrës së Përbashkët të Kërkimit nga Komisioni Evropian, nëse nuk bëhet asgjë për t’u pergatitur, deri në vitin 2100 dëmi nga përmbytjet në kontinent mund të kushtojë deri në 48 miliardë euro në vit dhe numri i njerëzve të prekur mund të dyfishohet në rreth 350.000.
Stefan Rahmstrof, profesori i fizikës së oqeanit në Institutin e Potsdamit për Hulumtimin e Ndikimit të Klimës, tha për për Associated Press se ishte e paqartë nëse reshjet ekstreme të shiut në Gjermani ishin një rezultat i drejtpërdrejtë i ngohjes së planetit, por mund të thuhet se ngjarje të tilla po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale. Një ajër më i ngrohtë do të thotë më shumë lagështi, çka përkthehet në sasi më të mëdha të reshjeve. Disa ditë pas katastrofës, kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar nevojën për të përshpejtuar luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe se Gjermania dhe vendet e tjera ‘‘nuk kanë bërë aq sa duhet’’ për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celcius që ishte qëllimi i vendosur në Marrëveshjen e Parisit për Klimën.
Sipas Unionit të Shkencëtarëve të Shqetësuar, një organizatë kombëtare jofitimprurëse e themeluar pranë Institutit Teknologjik të Masaçusets-it, do të duhet të arrijmë emetimet e karbonit ‘‘zero’’ deri në vitin 2050 ose më shpejt. Zero neto do të thotë që të mos lëshohet më shumë dioksid karboni në atmosferë se sa nxirret
Mirëpo, çfarë duhet bërë për të shmangur pasojat më të këqija nga ndryshimet klimatike? Sipas Unionit të Shkencëtarëve të Shqetësuar, një organizatë kombëtare jofitimprurëse e themeluar pran Institutin Teknologjik të Masaçusets-it, do të duhet të arrijmë emetimet e karbonit ‘‘zero’’ deri në vitin 2050 ose më shpejt. Zero neto do të thotë që të mos lëshohet më shumë dioksid karboni në atmosferë se sa nxirret. Për të arritur këtë na duhet një transformim masiv në mënyrën se si ne prodhojmë dhe konsumojmë energji elektrike, sistem më të ri dhe më të mirë të transportit, të ndalim shpyllëzimin, dhe gjithashtu kemi nevojë për një sistem bujqësor më miqësor ndaj klimës.
