Shqipëria dhe Kosova nuk kanë arritur që të jenë pjesë e Kampionatit Evropian, por në EURO 2020 që po mbahet këto ditë në dymbëdhjetë vende evropiane është folur shqip.
Kjo pasi janë plot nëntë lojtarë shqiptarë që marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive. Lojtarët shqiptarë janë të ndarë në dy kombëtare, ndërsa luajnë rol kryesor te skuadrat e tyre.
Tre lojtarë shqiptarë janë të Zvicra, që janë ftuar nga trajneri serb Vlladimir Petkoviq. Përpos kapitenit Granit Xhaka, për helvetët luajnë edhe Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi.
Ndërkohë janë gjashtë shqiptarë që janë te Maqedonia e Veriut, e cila u kualifikua për të parën herë në histori në Kampionatin Evropian. Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani janë lojtarët shqiptarë që luajnë me Maqedoninë e Veriut në Euro 2020. Ishte pikërisht Maqedonia e Veriut që e eliminoi Kosovën në ndeshjen e parë play-off për EURO 2020.
Dy prej lojtarëve shqiptarë kanë arritur madje edhe të shënojnë për kombëtaret e tyre. Xherdan Shaqiri ka shënuar dy gola në fitoren e Zvicrës kundër Turqisë me rezultatin 3:1, kur Ezgjan Alioski ka shënuar golin e vetëm për Maqedoninë e Veriut në humbjen kundër Ukrainës me rezultatin 1:2.
Në Grupin A Zvicra është renditur në vendin e tretë, me katër pikë, pas Italisë dhe Uellsit, kurse Maqedonia e Veriut në debutimin e saj ka shënuar tri humbje në Grupin C duke mos arritur të kualiafikohet në 1/16.
(Kohapress)