Dhjetë medalje, dy trofe dhe një çmim personal

Turneu u zhvillua në të dy disiplinat – ndeshje dhe forma, dhe tuboi rreth 550 garues të 38 ekipeve nga katër vende të rajonit. Ekipi i Taekwondosë “Ulqini” mori pjesë me 12 garues, të cilët fituan gjithsej dhjetë medalje, dy trofe dhe një çmim personal

Ekipi i Taekwondosë “Ulqini” është paraqitur me sukses në Turneun Ndërkombëtar “Iskra Open”, që u zhvillua të dielën në Sarajevë.
Turneu u zhvillua në të dy disiplinat – ndeshje dhe forma, dhe tuboi rreth 550 garues të 38 ekipeve nga katër vende të rajonit. Ekipi i Taekwondosë “Ulqini” mori pjesë me 12 garues, të cilët fituan gjithsej dhjetë medalje, dy trofe dhe një çmim personal.
Me medalje të arta u kurorëzuan Sara Kraja (dy medalje), Amra Dushku, Dorian Vukaj, Amella Nuti, Arta Ismailaga dhe Berina Mustafa, medalje të argjendta Sumeja Bisha dhe Amell Nuti, ndërsa medalje të bronztë Medina Kanaqeviq.
Garuesi i “Ulqini”-t, Dorian Vukaj, u shpall Sportisti më i suksesshëm në disiplinën e formave.
Në renditjen e përgjithshme, KT “Ulqini” fitoi trofeun për vendin e dytë në kategorinë e kadetëve dhe trofeun për vendin e dytë në disiplinën e formave.
Ekipi u drejtua në këtë turne nga kryetrajneri Fikret Dushku.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat