Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO

Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe janë theksuar arsye të ndryshme, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimeve të ndryshme. E rëndësishme është që shqiptarët, SHBA-ja dhe NATO-ja, kanë bindjen e njëjtë për arsyet e ndërhyrjes

Skender Jashari

Këtë më së miri e dëshmojnë protestat e demostratat e shumta në vende të ndryshme të botës që organizuan shqiptarët, për të kërkuar reagimin ndërkombëtar, reagimin e NATO-s dhe të SHBA-së, por edhe të vendeve të tjera evro-perëndimore.
Arsyet e intervenimit të SHBA-së, prej nga bëri që të intervenojë edhe NATO, ishin:

  1. Agresioni serb në Kosovë që kërcënonte drejtëpërdrejt paqen në Ballkan dhe stabilitetin në Evropën Juglindore;
  2. Represioni serb në Kosovë që krijoi krizë humanitare në përmasa marramendëse; dhe
  3. Sjelljet e Millosheviqit, drejtëpërdrejt sfiduan kredibilitetin e NATO-s.
  4. Agresioni serb në Kosovë që kërcënonte drejtëpërdrejt paqen në Ballkan dhe stabilitetin në Ervopën Juglindore.
    Ballkani, në vazhdimësi ka qenë nyje dhe fushëbetejë konfliktesh të fuqive rajonale dhe superfuqive. Prandaj palët në konfliktet ballkanike, në vazhdimësi kanë shfrytëzuar mbështetjen e Fuqive të mëdha, e njejta u pa edhe në konfliktet e viteve të 90-ta të shekullit të kaluae.
    Vitet 1990 në ish-Jugosllavi dhe në tërësi në Ballkan ishte dekada që shënon rrijten e nacionalizmit dhe konfrontimeve të armatosura, e paralelisht me të vërehej ngritja e Millosheviqit, i cili mes viteve 1992-1995 nxiti luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje. Nga pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë, nuk kishte pasur ndonjë rast që të kryhej agresion dhe këtë tashmë e bënte Serbia. Kishte shumë ankesa për dështimin e NATO-s, që të ndërmerrte ndonjë veprim për stabilizim të këtij rajoni. Duke qenë se në Bosnje dhe Hercegovinë, reagimi i ngathtë, bëri që të eskalonte edhe më shumë situata dhe të kishte krime të rënda të kryera nga serbët, e që Serbia në këtë rast kishte një mbështetje nga surogatët e saj në këtë vend.
    Potencialiteti i rrezikut të situatës në Kosovës, ishte e njohur për shumë dekada. Me ngritjen e Millosheviqit në fundvitet e1980-ta, i mori autonominë dhe implementoi një sëri masash represive duke i përjashtuar shqiptarët nga çdo pozitë udhëheqëse. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh raportet shqiptaro-amerikane dhe mbështjejen e SHBA-së në rastet më të vështira të kombit shqipëtar, gjatë shekullit të fundit, popullata shqiptare kishte drejtuar sytë e zemrën kah ky vend, si i vetmi vend që mund të zgjidhte problemin e Kosovës.
    Në dhjetor 1992, në Krishtlindje, Xhorxh Bush, paralajmëroi Millosheviqin që “SHBA-të do t’i përgjigjen në rast se Serbia nxit dhunë në Kosovë”.
    Konfliktet në ish-Jugosllavi, të filluara në Slloveni, të vazhduara në Kroaci dhe pastaj në Bosnje dhe Hercegovinë, tregojnë më së miri, faktin që ato përhapeshin prej një vendi në vendin tjetër. Madje situata ishte edhe më delikate për sa i përket shqiptarëve, të cilët jemi të shpërndarë në disa shtete. Kjo e bënte situatën edhe më eksplozive, sepse as shqiptarët në Maqedoni, as në Luginë të Preshevës dhe as në Mal të zi nuk ishin të kënaqur me statusin e tyre. Mobilizimi dhe aktivizimi i gjithë shqiptarëve si në Ballkan ashtu edhe në mbarë botën, rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, është tregues që Serbia nxiti konflikt me shqiptarët dhe jo vetëm me Kosovën.
    Prandaj fillimi i konfliktit në Kosovë, padyshim ishte e sigurt që mund të përhapej dhe rrezikohej paqja dhe stabiliteti në Ballkan por dhe në Evropën Juglindore, e që përbënte kërcënim serioz për:
    a) Minimin e procesit të Paqes së Dejtonit për Bosnjën;
    b) Rindezja e kaosit në Shqipëri (që mund të përfshihej në konflikt);
    c) Destabilizimi i Maqedonisë, ku shqiptarët paraqisnin minoritetin e madh, që mund të copëtonte këtë vend, e për rrjedhojë pastaj edhe Greqia dhe Bullgaria do përfshiheshin kundër Maqedonisë;
    d) Rritja e rivalitetit dhe tensioneve greko-turke, që të dyja aleate të NATO-s (prej nga mund të fillonte shpërbërja e kësaj organizate).
  5. Represioni serb në Kosovë që krijoi krizë humanitare në përmasa marramendëse.
    Dhuna serbe ishte bërë sistematike, gjë që detyroi faktorin ndërkombëtar të reagonte edhe në frontin diplomatik dhe ushtarak. Në tetor 1998, nën presionin ushtarak të NATO-s, Millosheviqi ishte detyruar që të përmbahej nga represioni, të zvogëlonte forcat në Kosovë dhe të fillonte negociatat . E në marrëveshjen e njejtë parashihej edhe vendosja e vëzhguesve ndërkombëtarë të paarmatosur të OSBE-së dhe misionit verifikues ajror të NATO-s. Por përkundër këtyre, Serbia shkeli marrëveshjet ndërkombëtare duke rifilluar shpejt dhunën në Kosovë.
    Veçanarisht njihet masakra e Reçakut, e kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999, e cila i dha jehonë të madhe ndërkombëtare dhe imponoi komunitetin ndërkombëtar të angazhohet. Grupi i Kontaktit të Ministrave u takua në Londër më 29 janar 1999, ku kërkoi nga palët të përmbaheshin dhe të fillonin procesin e dialogut. Me dështimin e Rambujesë me 19 mars bisedimet ishin suspenduar, derisa misioni verifikues i OSBE-së në Kosovë, ishte tërhequr shkaku i obstruksioneve të Serbisë, e që Millosheviqi kishte finalizuar planin e dëbimit dhe nënshtrimit total të shqiptarëve të Kosovës. Veç një ditë pas tërheqjes së vëzhguesve të OSBE-së nga Kosova, forcat serbe kishin filluar ofensivën masive që shpërnguli mijëra shqipëtar, duke i djegur edhe vendbanimet e tyre, në përmbushje të “Planit Patkoi”.
    Përmes kësaj, Millosheviqi synonte që me mënyra brutale t’i jepte fund krizës, duke dëbuar dhe spastruar etnikisht shqiptarët dhe kështu duke tentuar të copëtojë aleancën e NATO-s, e që ajo së bashku me aleatët e tjerë iu kundërpërgjigj kësaj krize, duke parandaluar urinë dhe duke siguruar përfundimisht kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e veta.
  6. Sjelljet e Millosheviqit, drejtpërdrejt sfiduan kredibilitetin e NATO-s.
    NATO festonte 50-vjetorin e themelimit të saj, derisa Serbia, hapur e sfidonte duke shkelur marrëveshjet e nënshkruara në tetor 1998, për vëzhguesit e OSBE-së që monitoroheshin nga NATO. Përpjekja e fundit diplomatike ishte më 21 mars, kur ambasadori i SHBA-së Riçard Holbruk, në Beograd e paralajmëroi Millosheviqin, por që Beogradi më 22 mars e vazhdoi represionin, e që Këshilli i Atlantikut të Veriut, autorizoi sekretarin gjeneral Solana të vendos konsultimet me aleatët për operacione ajrore. Më 23 mars Holbruk largohet nga Beogradi, pa marrëveshje me Millosheviqin. Derisa Serbia në vazhdimësi rriti shkeljen e marrëveshjeve, e që nuk mbeti rrugë tjetër pos që të ruante kredibilitetin e saj SHBA-ja dhe NATO-ja, që të kundërpërgjegjeshin.
    Balansimi i përgjegjes së NATO-s ndaj konfliktit në Kosovës, ishte edhe ruajtja e mbështetjes pozitive dhe relacioneve bashkëpunuese me Rusinë e cila fuqimisht kundërshtonte ruajtjen e mbështetjes pozitive dhe marrëdhënieve bashkëpunuese me Rusinë e cila fuqimisht kundërshtonte çdo veprim ushtarak të NATO-s, kundër Jugosllavisë.

Të fundit

më të lexuarat