Mungesa e interesimit për të mësuar!

Është krejt e natyrshme që fëmijët të kenë ulje-ngritje kur bëhet fjalë për të mësuar, dhe kjo është pjesë e jetës për shumë fëmijë. Megjithatë, për disa njerëz, mungesa e fokusit për shkollën bëhet një problem madhor dhe mund të çojë në vështirësi në të ardhmen e një personi. Po nga vjen ky lloj mosinteresimi?! Nga përdorimi i teknikave tradicionale? Mësuesi lexon , shpjegon dhe nxënësi shkruan e hesht ? Nga shpërqendrimet e shekullit 21., rrjeteve sociale, videove, lojërave nga celulari? Nga përdorimi I metodave dhe teknikave moderne të mësimdhënies, ku nxënësi pohon e mësuesi korrigjon? Apo nga mungesa e angazhimit si nga të dyja palët, ashtu edhe nga pala e tretë, që janë prindërit?.

Zgjidhjet e përkohshme që po krijoheshin për arsimin në distancë variojnë nga mjetet e klasës në internet si Google Classroom, te Zmadhimi dhe podkastet e inçizuara nga mësuesit sërish në Youtube ose Tv. Ndërkohë që prindërit dhe mësimdhënësit po përpiqeshin të përshtaten me këtë skenar të ri, gjatë kësaj kohë ishte e rëndësishme t’i ndihmonim fëmijët të qëndronin të fokusuar në të mësuarit dhe të shmangin përdorimin e tepërt të lojërave, mediave sociale dhe videove

Mungesa e interesit mund të shkaktohet nga vështirësitë në përqendrim, problemet familjare, vështirësitë emocionale, paaftësitë në të mësuar dhe shumë faktorë të tjerë. … Cilindo nga këto pyetje të zbërthejmë për të dhënë një përgjigje të saktë, fajtor dalin prapë herë më shumë mësimdhënësit e herë më pak nxënësit e herë prindërit , e herë situatat dhe kushtet e të nxënit.
Nga ana tjetër, po të kemi parasysh situatën e gati dy viteve më parë, me COVID-19 që shkaktoi mbylljen e shkollave, dhe fëmijëve në të gjithë vendin po u jepeshin burime alternative, si: disa në internet, për të studiuar jashtë klasës. Zgjidhjet e përkohshme që po krijoheshin për arsimin në distancë variojnë nga mjetet e klasës në internet si Google Classroom, te Zmadhimi dhe podkastet e inçizuara nga mësuesit serish në Youtube ose Tv. Ndërkohë që prindërit dhe mësimdhënësit po përpiqeshin të përshtaten me këtë skenar të ri, gjatë kësaj kohë ishte e rëndësishme t’i ndihmonim fëmijët të qëndronin të fokusuar në të mësuarit dhe të shmangin përdorimin e tepërt të lojërave, mediave sociale dhe videove.
E jona (mësimdhënësve e prindërve) na mbetet t’i motivojmë sa më shumë që të mundemi me të gjitha kushtet e mundësit, e tyrja (nxënësve) të përpiqen , të përqendrohen e të vendosin për fatin e vet.D. Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat