Laureat mr. Haxhi Shabani

Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënoi 28-vjetorin e themelimit të saj, me ç’rast ka ndarë Çmimin Tradicional për arritje të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë dhe art.
Pasi që ka analizuar rezultatet e arritura në fusha të ndryshme nga krijuesit dhe studiuesit shqiptarë në Malin e Zi, gjatë periudhës kohore 2016-2018, juria në përbërje: Ali Salaj, Cani Lazoja dhe dr. Nexhad Avdiu, ka vendosur që Çmimi Tradiconal i “Art Club”-it t’i jepet studiuesit të gjuhës, krijuesit letrar, gazetarit dhe mësimdhënësit Mr. Haxhi Shabani, me motivacion “Për punën e çmuar në fushën e studimeve sociolinguistike dhe të dygjuhësisë, duke i kontribuar hulumtimit dhe studimit gjuhësor të shqiptarëve në Malin e Zi, si dhe për estetizimin e poezisë, të cilën e ngriti në një kod të veçantë poetik duke ndikuar në komunikimin bashkëkohor te lexuesit”. i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “847” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat