Kur zbrita te sheshi qendror, pashë posterat e mi që kishin pushtuar atë hapësirë shqiptare dhe, të them të drejtën, u emocionova për dy arsye: së pari, sepse këtë pritje madhështore nuk e kisha gjetur në vend tjetër, dhe së dyti, sepse fotografitë e emri im po valëviteshin në një tokë që për vite me radhë po luftonte kundër asimilimit të gjuhës e traditave shqiptare
Majlinda Nana Rama
Dhe ishin, pikërisht ky grup njerëzish që kishin ditur si të mbanin të shenjtë shqipen tonë.
Para na doli Aliu me një grup intelektualësh të vendit dhe më pas, na u bashkuan edhe miq të ardhur nga Shkodra e qytete të tjera të Kosovës e Shqipërisë.
Për organizatorët dhe vendasit, kjo ditë kishte shumë kuptime. Në manifestimin “Ora e Maleve”, të cilin prisnim të fillonte, ata përkujtonin të rënët e Rozhajës, nderonin ata emra, që atë tokë e patën të shtrenjtë, duke e shenjtëruar me gjakun e tyre, por edhe shpalosnin vlerat më të mira shqiptare, si për t’u treguar martirëve se amaneti i tyre mbahet, se Rozhaja është tokë shqiptare, se brezat e rinj kanë mundësi ta lexojnë historinë e gjakut të tyre, nëpërmjet urave të tilla. Dhe, ura e tillë, në rastin, konkret ishte Ali Daci. Aliu, së bashku me një grup miqsh dhe intelektualësh, edhe pse të paktë në numër, ishin era e ndryshimit në atë vend.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “750” të revistës Koha Javore
