Profesorët emuzikës dhebaletit interpretuan vepra shqiptare dhe malazeze

Në këtë mbrëmje artistike performuan profesorët e Shkollës Fillore të Muzikës dhe Baletit në Ulqin: Egzona Salaj, Maja Jakoviq, Hristina Dragoviq, Sllagjana Bozhoviq, Jelena Knezheviq, Fatime Buzuku, Merita Subashiq - Shabanoviq dhe Jozo Jakoviq. Me interpretimet e tyre profesionale dhe emocionuese, ata sollën para publikut një program të pasur me vepra të muzikës shqiptare dhe malazeze, të cilat u pritën me duartrokitje nga të pranishmit

Në Galerinë e Qendrës për Kulturë në Ulqin, të martën mbrëma (19 maj 2026) u mbajt një koncert i veçantë nga profesorët e Shkollës Fillore të Muzikës dhe Baletit në Ulqin, në kuadër të manifestimeve për shënimin e jubileut – 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi. Aktiviteti mblodhi dashamirë të muzikës, artistë, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë, të cilët patën mundësinë të shijojnë një mbrëmje të mbushur me art dhe interpretime cilësore muzikore.
Koncertin e hapi nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Beqir Sella, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e kulturës dhe artit në ruajtjen e frymës së bashkëjetesës dhe promovimit të vlerave të mirëfillta artistike.
Ai përgëzoi profesorët dhe organizatorët për kontributin e tyre në jetën kulturore të qytetit dhe në edukimin e brezave të rinj në fushën e muzikës.
“Një ndër qëllimet në vazhdën e këtyre manifestimeve është që Komuna e Ulqinit gjithmonë t’i kushtojë rëndësi promovimit të vlerave kulturore, artit dhe pasurisë së diversitetit, që përbën një nga vlerat më të mëdha të shtetit tonë. Ulqini ka qenë gjithmonë një qytet i takimit të kulturave, traditave dhe shprehjeve të ndryshme artistike, prandaj kjo mbrëmje ka një rëndësi të veçantë, sepse përmes muzikës dhe artit përcjellim mesazhin e bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë që kemi ndërtuar ndër vite. Na gëzon veçanërisht fakti që publiku sonte do të ketë mundësi të shijojë interpretime të veprave muzikore shqiptare dhe malazeze”, theksoi nënkryetari i Komunës së Ulqinit.
Në këtë mbrëmje artistike performuan profesorët e Shkollës Fillore të Muzikës dhe Baletit në Ulqin: Egzona Salaj, Maja Jakoviq, Hristina Dragoviq, Sllagjana Bozhoviq, Jelena Knezheviq, Fatime Buzuku, Merita Subashiq – Shabanoviq dhe Jozo Jakoviq. Me interpretimet e tyre profesionale dhe emocionuese, ata sollën para publikut një program të pasur me vepra të muzikës shqiptare dhe malazeze, të cilat u pritën me duartrokitje nga të pranishmit.
Atmosfera në Galerinë e Qendrës për Kulturë ishte e veçantë gjatë gjithë mbrëmjes, duke reflektuar frymën e unitetit, respektit dhe bashkëjetesës që e karakterizon Ulqinin ndër vite. Ky koncert tregoi edhe një herë rëndësinë e artit dhe kulturës në jetën shoqërore dhe kulturore të qytetit, si dhe rolin e madh që profesorët e muzikës dhe baletit kanë në kultivimin e talenteve të reja dhe ruajtjen e traditës artistike.

D. Teliqi

Të fundit

më të lexuarat