
Çfarë ka ndodhur më 15 qershor 1389, në ditën e njohur si Dita e Vidovdanit Serb ku u ndesh “ushtria serbe” me ushtrinë e sulltanit turk, që edhe sot është një mister i madh, ku thuhet që brenda një dite apo një pjesë të saj u vranë nga 100 mijë ushtarë në të dy krahët? E pyetjet që nuk marrin përgjigje janë:
- Nëse vërtetë ndodhi kjo ndeshje kaq e madhe, ku janë varret e të rënëve që mungojnë?
- Kam dëgjuar nga studiuesi serb N. Kilibarda se murgjit serbë deri në shekullin e 18-të u kishin thënë popave rusë që kishin pushtuar kishat ortodokse pas tërheqjes së turqve duke përzënë murgjit ortodoksë shqiptarë dhe duke ndaluar edhe predikimin shqip se si ata kurrë nuk kishin dëgjuar për një betejë kaq të madhe me turqit për të cilën flisnin popat rusë.
- Kurrë nuk kishin dëgjuar as për trimërinë e serbit Millosh Kopiliqi që vrau Sulltan Muratin dhe për këtë punë nuk kanë asnjë këngë përveç – po shqiptarët…?!
- Beteja për disa ngjason jo si një luftë e të krishterëve me turqit, por më shumë si një komplot i simuluar i të dy oborreve: në Serbi dhe Stamboll, kuptohet i kurdisur për të marrë pushtetin brenda familjes së Sulltanit pasi të kishin vrarë pretendentët e dy froneve, atij të Stambollit dhe atij serb. Po cilat janë arsyet e kësaj teorie?
- Menjëherë pas vrasjes së babait Sulltan Muratit në betejën e cekur dhe vrasjes së Car Llazarit nga Vuk Brankoviqi, në anën tjetër në fushëbetejë nënshkruhet paqja ndërmjet Vuk Brankoviqit dhe Sulltanit i cili edhe pse e mundi Sulltanin, sipas burimeve serbe Brankoviqi pranon të jetë vazal i Sulltanit?! Pra duket që marrëveshja ishte paraprakisht e nënshkruar me turqit në rast që komploti nuk dështon.
- Po të mos ishte kështu, atëherë si ndodhi që e shoqja e Car Llazarit ndante shtratin e haremit të Sulltanit me një vetë dëshirë, si veprim i njohur serb në kohë të ndryshme?
- Nga ana tjetër asnjë fisnike shqiptare apo femër nuk përfundoi kurrë në harem të Sulltanit.
- Si falsifikim tjetër i fakteve historike për llogari të serbëve, e në dëm të shqiptarëve, është edhe filmi për Sulltan Sylejmanin e Madhërishëm kur shohim që Ibrahim Pasha – Pargalija – shqiptar i oborrit në skena filmi, babai i Pashës del i veshur me tesha kombëtare serbe dhe jo me tirq…?! Ndërsa harrohet fakti se në atë kohë serbët ende nuk kishin arritur të kenë veshjen e vet kombëtare dhe se ”shajkaçat” e “shubarat” serbe linden nga uniformat ushtarake të Luftës së Parë Botërore që ua qepnin ushtritë e huaja.
- Për ngritjen në kohë të ndryshme të mitit të pa qenë: ”Të krishterët kundër gjysmë hënës…”, si kujtesë historike e kohës u përkujdes edhe vetë Sulltan Hamiti i cili kur iu desh të lëshonte Kosovën nën serbë në vitin 1912, arriti me tren deri në Shkup në Ditën e Vidovdanit dhe tuboi te Tyrbja e Sulltan Muratit rreth 500 mijë shqiptarë duke falur xhumanë lamtumirës dhe tha se përsëri shumë shpejtë do të kthehet në Kosovë…?!
- Përsëri mu në këtë ditë, pas 500 vjetëve Sllobodan Millosheviqi duke imituar Sulltan Hamitin dhe për t’i thënë se këtu jemi, mblodhi edhe ai në Fushë Kosovë 1 milion serbë duke i motivuar për ndeshjen e madhe të Kryqit me HYLL e HANË. Po dhe Mbretëria Serbo-kroate-Sllovene ishte formuar mu në këtë ditë duke miratuar edhe kushtetutën serbe të Vidovdanit të mbretërisë së tre popujve. Por edhe heqja e autonomisë së Kosovës u bë mu në këtë ditë, pra po del se edhe Jugosllavia ishte formuar për të luftuar shqiptarët si komb.
- Por situatat ndryshojnë dhe në këtë datë derisa bëheshin bombardimet e NATO-s, kush ka mundur me intuitë të shikojë gjërat, atëherë ka vërejtur që Turqia si anëtare e NATO-s nuk u lejua të marrë pjesë në bombardime. Këtu pamë edhe do çudi, për ne “hyjnore”. Derisa piloti i NATO-s p.sh. “bënte kryq“ për të luftuar pozicionet serbe në Kosovë, po ashtu kryq me 3 gishta bënin edhe militaret serbë e Zoti doemos se ishte edhe i shqiptarëve.
- Çuditë e radhës që lidhen po me këtë ditë janë se po ashtu edhe Milosheviqi ishte nisur ngjashëm me helikopter për në Fushë Kosovë duke proklamuar në prezencën e klerit serb për fillimin e luftës së shenjtë, ndërsa shumë shpejt mu në këtë datë sërish u nis me helikopter për Hagë. Komandanti i operacionit që udhëhiqte kryeministri Gjingjiq, tha se arrestimi po bëhej me urdhër të ndërkombëtarëve, mirëpo nuk e dinte që dita e arrestimit ishte Dita e Vidovdanit?! Për këtë akt Gjingjiqi u vra nga Kisha Serbe.
- E për ta mos e zgjatur, pikërisht në Vidovdanin e këtij viti pamë që për herë të parë pas 500 vitev serbët për arsye sigurie, siç thanë këta të Kishës Serbe, mbledhjen përkujtimore të ditës nuk e bënë më në Fushë Kosovë, por në Manastirin e Deçanit.
- Duhet shtuar se me rastin e Vidovdanit në Mitrovicën e Veriut, nën Komandën e NATO-s tashmë ndodheshin edhe trupat elite të ushtrisë turke.
- Për të përfunduar, jo pa qëllim cekim se në kohën e Luftrave Ballkanike (1912), Amerika si forcë e re gjeopolitike karshi Evropës kishte pranuar shtetin shqiptar edhe pse deri në vitin 2015 ishte i pushtuar nga fqinjët.
- Kjo do të thotë se ata morën përgjegjësinë që t’i ruajnë dhe t’i zgjerojnë kufijtë e tij si shtet në formim dhe se pas bombardimeve, jo pa qëllim, Xhorxh Bushi përzgjodhi që lajmin e pranimit të Kosovës shtet ta bëjë jo në Kosovë e Tiranë, por në Krujën e Skënderbeut. Pra, sikur po thoshte se pas 500 e ca viteve shqiptarët (ilirët) po bënin edhe shtetin e dytë të tyrin – Kosovën e Skënderbeut. Ia vlen gjithashtu të thuhet edhe një batutë se si në një rast Ahmet Zogu kur u arratis si Mbret te Mbreti i Egjiptit shqiptar Faruk, ky i fundit i tha Zogut se unë jam mbret i 60 milionë egjiptianëve, kurse Ahmet Zogu iu përgjigj: Vërtetë ju jeni mbret i 60 milionë egjiptianëve, por unë jam mbret i një milion mbretërve. Ai në të vërtetë tha një fjali të madhe, sepse shqiptarët të gjithë lindin mbretër. Aktualisht në botë kemi 6 kryeministra nga rreth 10 milionë sa jemi.
Shpërngulja e madhe serbe, Pajo Jovanoviq: Serbët shpërngulën nga Kosova. Shih prijësin dhe truprojen e klerit të veshur me tirqe shqiptare. Po të ishte autori shqiptar do të na akuzonin për përvetësim të historisë së tyre.
