Nga vjen emri shqiptar?

Muhamet Nika

Në fenë e të parëve:
“O pasha jetën – o more pasha malet; o burri vdes more jo nuk del prej fjalet/ O zakon burri o more e ka pas/ o gur e besë more po me i vu kalasë”- Besa e Burrit – Malësia e Madhe _@ Baca – Lek.

“Besa e burrit” është një këngë malësore që paraqet besën, ligjin e tij dhe të TIJIN – në fenë e të parëve, gjë e cila do një studim të veçantë, sepse popujt tjerë monoteistë nuk përcjellin këso dijesh për zakonin e vënë – njeri , Zot. Apo ZOT dhe një i ri (njeri) dhe se sipas këtij ligji hyjnor burri nuk është “bir i zotit”, por njeri i Zotit, e Njeri ose niri është barazi = Një i ri, ose në nëndialekt niri =ni+ iri. Gjithsesi sipas gjuhës së folur është më shumë se bir, por një i ri – mëkëmbës në tokë e ku Burri i Parë u Zotua se do zbatojë zakonet e tij në tokë edhe me çmimin e jetës. Zakonisht kjo lindi historikisht po duket që në momentin kur njeriu filloi e zbatoi dijen e fortifikimit në ndërtimin e kalave për t’u mbrojtur nga sulmuesit e fisit të popullit hyjnor. Miti thotë ashtu si edhe konfirmon realiteti në terren se ato kala për ruajtjen e racës njerëzore nga perënditë e së keqës, si puna e ndërtimit të Kalasë së Trojës në Iliadë, për të ndërtuar murin rrethues të saj nga deti-ata (trojanët) ranë në ujdi të mbledhin një taksë në natyrë si garancion të shlyerjes së detyrimit për punën që po bënin ustallarët – alienët“ . Vargjet e betimit të cekura garantojnë që do të i rrijnë ujdisë me perëndinë e kalasë . Por ç’ngjau? Mbreti i Trojës refuzoi hakun ndaj mjeshtërve dhe për këtë muratorëve u ngjau që me ndihmën e ushtrisë qiellore kalaja u prish dhe vetë familja e mbretit të Trojës u asgjësua e në pushtet mbeti vetëm njëri nga djemt e përmbysur të mbretit, të cilin pas ekzekutimit të familjes alienët që kishin goditur kalanë e Trojës atë e lanë të qeverisin në tokë…?! Në fakt, djali i mbetur me pjesën tjetër të popullit – të pa bastardhuar – ku hyn edhe Dardani dhe Jasoni që të gjithë pranuan dhe lidhën besën në “nyje të Kanunit= ka nyjen-Besën?! Dhe i bie të jenë vetë ata që i këndojnë këto këngë – Burrat e Maleve. Mbatja e fjalës me ZOT (got)atyre vazhdimisht iu kushtoi, për çka do të flasim në vazhdime. Këtë më së miri na e tregon mendimi i fjalëve që marrin kuptim të natyrshëm shqip përmes fjalëve që mbase neve i marrim edhe për të huaja, sepse kuptimi simbolik është rrudhur tej mase. Shih DARDAN=dar+dan (i ndarë nga e keqja) Jason=Jasi (në nëndialekt ai që mba jasin–mba zinë… pas tragjedisë familjare që i ndodhi… Këtu po numërojmë disa nga fjalët me etimologji folklorike shqipe: “ZAKON= ZA+ KON; ZA=ZË; (KON=KANË)-“kanë za”; KALA=KA+LA (e ka larë …hakun)?! Shih kur jemi këtu, kujto atë populloren: mos ia ha hakun mjeshtrit ..?! E emri TROJA është TRURI= të ruan, pra të ruan, të “mallkon e nuk ban hajr” as në varr, sepse edhe varri të ruan–truan…?! Për këtë edhe po e shkruajmë këtë libër, sa për të treguar që ata të cilët e ruajnë këtë besim janë besimtarë të pastër; shih edhe emri besimtar është= be+sim+ t(ë)ar. E fjalën ar-arë askush nuk mund të na e marrë si popull paçka se e përdorin…

Emri kolektiv yni–shqiptar me sa di (mendoj ) unë vjen nga bashkimi i fjalës shqipe–sqep, e cila u bashkua me fjalën tar, në mënyrë që folësit përmes fjalës të shprehin një besë të lidhur-god, ujdi me perëndinë që në thellësi të 8 mileniumeve të atij njeriu-familjeje profetike. Kështu u shkruan edhe 10 urdhëresat në pllakat e argjilta me dorën e Zotit si udhërrëfim për njerëzimin, por që Libri i fundit i shenjtë tërheq vërejtjen se ato pllaka humben për të mos u gjendur kurrë më. Ky shkrim njihet edhe si shkrimi kunjiformë–kështu e njeh bota, kurse e kupton vetë shqipja=kunji+formë…
Një gjë hetohet në moment te emri shqiptar, se si ai fare lehtë përzihet pakuptueshëm me fjalën Shkoptar. Ndoshta si emër doli nga vetë rrënja shënonin SQEPapo Sqeptar– dhe shënonte njeriun me Sqep-shqep apo Skeptër që ishte një Shkop për njeriun lajmëtar që ishte ORA–Lajmëtari–Profeti e në fakt ishin perëndi me sqep…
Po cekim se në këtë moment për ta zbërthyer mitin deri në fund, do të na hynte në punë të kujtojmë teorinë e formimit të tingujve sipas teorisë së Platonit e cila na zbulon se si vetë Platoni fliste shqip, por që kjo i mohohet.
Platoni tregonte se si tingulli është një valë zanore e bartur përmes valës së dhënë në një frekuencë të caktuar. Por a keni menduar ndonjëherë se si edhe fjala frekuencë lehtë mund të bindemi se doli nga rrënja FREKUENCË=Ku+fren+on. Platoni sqaroi se vala fillimisht është tingull që trazon molekulat e ajrit por që nuk arrinë të kapet me formën që ka si valë nga shqisa e të parit . Platoni tha se tingullin që ne dëgjojmë do të kishte formën e një germe të caktuar që ai e shprehi me forma të ndryshme tingujsh që formonin germat që natyrshëm i përgjigjet një germe të albabetit latin-apo cirilik (të alfabetit shqiptar). Konkretisht nga bashkimi i këtyre tingujve – na vjen edhe emri Sqep . Kështu me këtë shkronjë fillonte edhe emri e një perëndie-Zog, apo të njeriut Zog (T) që kishte sqep dhe barte një shkop dhe quhesh skeptar ose lajmëtar dhe neve e quanin ORA – apo orakulli. Shih në fotografi që edhe vetë sekretari i Zotave – Thoti një qenie njerëzore-perëndi, na vjen me një kokë shqiponje në trup njeriut me SQEP dhe si qenie në formë edhe të një shkopi.
Për këtë Platoni e quajti shqip TOROIDI. Në kuptimin simbolik TEORA= TE +ORA+ E DI+JEVE . Ndërsa shtojmë se me emrin ORA apo TE +Ora; duhet të kuptojmë simbolikisht vetë librin e parë të dijeve të njohur si TORA oseTeuratin. Ky Zog qenkësh vetë profeti me një shkop.
Por që ne shqiptarët për këto dije që na vijnë me shenja simbolike nga Zoti fare pak dijmë. Bile nga ana e kundërt jona është bërë zakon të thuhet se shqiptarët nuk kanë shpirt – Zot fare dhe disa e besojnë…?!
Në këto punë doemos që si shoqëri ishim dhe jemi shumë prapa.
Por nga ana tjetër, gjermanët që u organizuan si popull me kohë i dinin këto gjëra nga dijet e të parëve dhe kishin filluar të gjurmojnë gjithë këto dije duke formuar shoqëri të fshehta okultiste, kurse ne në këto shohim vetëm trashëgiminë kulturore – pa shpirtëroren brenda – okultizmin…?!

Të fundit

më të lexuarat