Pasqyrim i fatit të popujve në ish-Jugosllavi

Fabula është e atillë që një person i persekutuar nga ana e diktaturës komuniste, i zhgënjyer, i shkatërruar e në depresion dhe moralisht i dërrmuar nga rrethanat e asaj periudhe kohore, do që të kthejë sërish komunizmin përmes një projekti pilot, për të imagjinuar lumturinë e kaluar ku ai mund të takojë femrën e ëndrrave të tij

Tuz – Në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, të shtunën më 29 prill 2023, u shfaq monodrama “Torba” e autorit dhe regjisorit, Naser Shatrolli.
Të pranishmit në sallë, përmes interpretimit mjeshtëror të aktorit të Teatrit “Mërgimtari” nga Kroacia, Leonard Hamitaj, u njohën nga afër me atë çfarë trajton kjo vepër teatrale, e që është një metaforë e lidhur me fatin e popujve në ish-Jugosllavi, para dhe pas luftës së fundit.
Fabula është e atillë që një person i persekutuar nga ana e diktaturës komuniste, i zhgënjyer, i shkatërruar e në depresion dhe moralisht i dërrmuar nga rrethanat e asaj periudhe kohore, do që të kthejë sërish komunizmin përmes një projekti pilot, për të imagjinuar lumturinë e kaluar ku ai mund të takojë femrën e ëndrrave të tij.
“Ai mban me vete një çantë me kujtime të jetës së tij, me përvojat e mira dhe të këqija, të cilat i kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore. Në qendër të vëmendjes së dramës janë çizmet ushtarake të personit i cili i ka shkaktuar atij tortura në të shkuarën e tij të vështirë”, theksohet në konspektin e kësaj monodrame.
Kjo është hera e parë që monodrama “Torba” shfaqet në Tuz, ndërsa u paraqit nën logon e Teatrit “Mërgimtari” nga Kroacia.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat