
Në Mal të Zi, rajon dhe nëpër vende të tjera të Evropës dhe botës, 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas zgjoi interesimin e shoqërisë civile, të mediave dhe të shoqatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të gruas, për të ngritur zërin kundër dhunës dhe diskriminimeve të ndryshme, deri në fatalitete që përjetojnë gratë në shoqëri.
Me rastin e shënimit të kësaj date, Qendra për të Drejtat e Grave organizoi një marshim në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë, me sloganin “Rezistencë dhunës dhe padrejtësisë”, përmes të cilit kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë se sistemi i drejtësisë në Mal të Zi ende injoron dhunën ndaj grave.
Marsi i çdo viti do të duhej të bëhej shkas për t’u impenjuar për përmirësimin dhe avancimin e drejtave të gruas, e çfarë është më e rëndësishmja, kjo datë do të duhej të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare, mediave dhe institucioneve shtetërore që të mobilizohen për mbrojtjen ndaj dhunës dhe diskriminimit ndaj gruas, por edhe që gruaja të ketë gjithnjë e më shumë një status të admirueshëm dhe të barabartë në shoqëri
Nga kjo shoqatë kanë treguar se qëllimi i këtij marshimi ka qenë që të tregojnë se as vrasja brutale e grave nuk i kanë bindur institucionet që duhet të kryejnë punën e tyre.
Nga ky marshim është thënë se gratë duhet të çlirohen nga dhuna dhe nga patriarkalizmi i cili i distancon ato nga të drejtat e tyre.
Marshimit në fjalë i është bashkëngjitur edhe ambasadorja britanike në Mal të Zi, Karen Medoks e cila ka deklaruar se marshimi i 8 Marsit është ajo çfarë do të duhej të përfaqësojë këtë festë. Medoks në mes tjerash është shprehur se bëhet fjalë për një kërkesë se gratë kanë të drejta të barabarta sikurse meshkujt.
Dita Ndërkombëtare e Gruas tërhoqi vëmendje edhe në Shqipëri, ku një këstë aktorësh/esh nga teatro të ndryshme të Shqipërisë, publikuan një video sensibilizues me slogane të ndryshme, në fokus të të cilëve ishte vrasja e grave, ku aktorët shprehen mesazhe të shumta në lidhje me këtë dukuri patriarkale të shoqërisë shqiptare, duke i dhënë zë asaj që përjetojnë nga dita në ditë gratë në Shqipëri, si dhunë psiko-fizike, kërcënime e deri edhe vrasje.
Ndërkaq edhe në kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë, u ngrit zëri kundër dhunës ndaj gruas.
Me sloganin “Marshojmë, s’festojmë”, disa grupe nga shoqatat për të drejtat e grave kanë bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj gruas, duke potencuar se kur bëhet fjalë për çështjen e barazisë gjinore atje gjendja nuk paraqitet e mirë në shumë aspekte, duke filluar nga pasiguria që gratë e kanë brenda hapësirave të tyre private, publike, dhuna që përjetojnë, deri tek vrasjet e tyre.
Dita Ndërkombëtare e Gruas nuk duhet të shërbejë vetëm si një festë urimesh, lulesh e dhuratash të tjera ndaj gruas, por edhe si ditë reflektimi e falënderimi për gjithë kontributin që jep gruaja në familje, punë, shoqëri e në tërësi në jetën e përditshme
Dita Ndërkombëtare e Gruas u shënua edhe nga gratë ambasadore të akredituara në Vatikan të cilat u takuan me Papa Françeskun i cili i ka uruar të gjitha gratë, por edhe falënderuar ato për angazhimin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më njerëzore dhe me zemër të butë.
Gratë ambasadore organizuan konferencën “Gëzoni për paqen, rrugët e eduktimit”, ku secila ka sjellë realitetin e lidhur me figurën e gruas të vendeve që ato përfaqësojnë.
Në këtë kuadër, Dita Ndërkombëtare e Gruas nuk duhet të shërbejë vetëm si një festë urimesh, lulesh e dhuratash të tjera ndaj gruas, por edhe si ditë reflektimi e falënderimi për gjithë kontributin që jep gruaja në familje, punë, shoqëri e në tërësi në jetën e përditshme.
8 Marsi i çdo viti do të duhej të bëhej shkas për t’u impenjuar për përmirësimin dhe avancimin e drejtave të gruas, e çfarë është më e rëndësishmja, kjo datë do të duhej të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare, mediave dhe institucioneve shtetërore që të mobilizohen për mbrojtjen ndaj dhunës dhe diskriminimit ndaj gruas, por edhe që gruaja të ketë gjithnjë e më shumë një status të admirueshëm dhe të barabartë në shoqëri.
