Sindikata e Medias: Urgjentisht të
avancohet pozita e punonjësve mediatikë

“Të punësuarit në media janë ata të cilët krijojnë përmbajtjet mediatike që i përgjigjen publikut dhe që informojnë qytetaret dhe qytetarët tanë. Shpresojmë që së shpejti do të vetëdijësohen edhe punëdhënësit në media, ashtu që, në afatin më të shkurtër kohor të ulen në tryezë me sindikatat për të rënë dakord për marrëveshjen kolektive sektoriale për fushën mediatike”, shprehen nga Sindikata, duke shtuar se me këtë edhe punonjësve mediatikë do t’ju mundësohet përmirësimi i pozitës socio-ekonomike dhe para së gjithash të kenë një jetë normale

Në Ditën e Gazetarëve të Malit të Zi e cila shënohet çdo vit më 23 janar, Sindikata e Medias e Malit të Zi përmes një shkrese shprehu shqetësimin për kushtet në të cilat ende punojnë gazetarët dhe punonjësit mediatikë, të cilat siç kanë theksuar, shpeshëherë janë përulëse dhe që nuk pasqyrojnë rolin që ata kanë në shoqëri.
Nga kjo sindikatë kanë thënë se të punësuarit në media nuk guxojnë të jenë dëm kolateral të trazirave sociale, ashtu siç e ka vënë në dukje Sindikata e Medias tash një kohë të gjatë. “Pavarësisht nga politika redaksionale, të punësuarit përballen me të njëjtat probleme: rrogat i kanë kryesisht nën mesataren shtetërore, janë të mbingarkuar, ndërsa nuk iu paguhet puna jashtë orarit. Janë të ekspozuar ndaj presioneve, kërcënimeve, sulmeve, ndërsa disa janë të ekspozuar ndaj censurës dhe vetëcensurës”, theksojnë nga kjo sindikatë.
Për ta, liria e medias nuk do të thotë vetëm avancimi i pozitës së shtëpive mediatike dhe përmirësimi i situatave të tyre financiare.
“Të punësuarit në media janë ata të cilët krijojnë përmbajtjet mediatike, që i përgjigjen publikut dhe që informojnë qytetaret dhe qytetarët tanë. Shpresojmë që së shpejti do të vetëdijësohen edhe punëdhënësit në media, ashtu që, në afatin më të shkurtër kohor të ulen në tryezë me sindikatat për të rënë dakord për marrëveshjen kolektive sektoriale për fushën mediatike”, shprehen nga Sindikata, duke shtuar se me këtë edhe punonjësve mediatikë do t’ju mundësohet përmirësimi i pozitës socio-ekonomike dhe para së gjithash të kenë një jetë normale.
Ata ndër të tjera kanë thën se radhën tani e ka profesioni gazetaresk, duke u zotuar se kjo sindikatë nuk do të lejojë që gazetarët dhe punonjësit mediatikë të mbesin mbrapa me standarde.
“Sindikata e Medias e Malit të Zi dhe Sindikata e Veprimtarisë Informative, Grafike dhe Botuese, kanë përgatitur vitin e kaluar propozimin e Marrëveshjes së re Kolektive Sektoriale duke ia dorëzuar punëdhënësve, si dhe janë mbajtur disa takime fillestare, por negociatat konkete akoma nuk kanë filluar. Sindikata e Medias do të instistojë që të ardhurat e të punësuarve të rriten për 15 deri në 20 përqind, si dhe të sigurohet përmirësimi i një sërë të drejtash punëtore dhe profesionale. Gjithashtu do të insistojmë që ndihmën shtetërore ndaj mediave duhet t’a ndjejnë edhe të punësuarit, kreatorët e përmbajtjeve mediatike për të cilët shteti u ka dhënë paratë pronarëve të tyre”, theksojnë nga kjo sindikatë.
Ata në Ditën e Gazetarëve kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Malit të Zi që gjatë këtij viti ta miratojnë strategjinë mediatike dhe ligjet e reja për mediat, me qëllim që edhe në këtë mënyrë të përmirësohet situata në këtë profesion, që të sigurohet qëndrueshmëri më e madhe e mediave, e respektimit të standardeve profesionale dhe të sigurohet kundërpërgjigje ndaj dukurive negative siç është gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme dhe fushatat dezinformuese.
“ Dëshirojmë që të punësuarit në media që të jenë solidarë, që t’u rezistojnë presioneve, veprimtarive kundërsindikale, ndërsa tek Sindikata e Medias të shohin një partner të sinqertë në luftën për një pozitë më të mirë në profesionin tonë”, theksojnë nga Sindikata e Medias e Malit të Zi.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat