Tuz – Nevoja për për të mbrojtur fëmijët dhe të miturit nga abuzimi, dhuna dhe format e ndryshme të neglizhencës dhe diskriminimit, ka qenë në fokus të Organizatës Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi” përmes fotoekspozitës “Siguria e personave me invaliditet në trafik”, të organizuar me rastin shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, e cila shënohet çdo vit më 20 nëntor.
Në prani të fëmijëve të prindërve dhe mësimdhënësve nga shkolla të shumta fillore në Malësi, nga kjo shoqatë kanë shpalosur atë që përmban Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, përkatësisht detyrimet që kanë të rriturit në raport me fëmijët, dhe detyrimet e faktorëve të shumtë socialë në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve
Në prani të fëmijëve, të prindërve e mësimdhënësve nga shkolla të shumta fillore në Malësi, nga kjo shoqatë kanë shpalosur atë që përmban Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, përkatësisht detyrimet që kanë të rriturit në raport me fëmijët, dhe detyrimet e faktorëve të shumtë socialë në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve.
“Çdo vit organizatat që merren me të drejtat dhe liritë e njeriut na inkurajojnë dhe na kujtojnë rëndësinë e ndërmarrjes së hapave konkret për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Fatkeqësisht ka miliona fëmijë në botë të cilëve u mohohen të drejtat themelore të jetës”, theksuan nga kjo shoqatë.
Ndërkohë drejtoresha ekzekutive e OJQ-së “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq, duke përshëndetur të pranishmit, tha se siguria e personave me invaliditet në trafik kërkon vëmëndje dhe angazhim, me qëllim që këtyre personave t’u lehtësohet funksionimi i përditshëm.
Ndërkaq, sekretari i Sekretariatit për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Tuzit, Shefko Kurpejoviq duke shpalosur një sërë planesh që ka hartuar Komuna në mbrojtjen e këtyre personave, tha se Komuna e Tuzit ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë partner i OJQ-së “Fëmijët e Malit të Zi, duke shprehur interesim dhe dëshirë ndaj kujdesit të personave me invaliditet në mënyrë që atyre t’u lehtësohet jetesa, që të gjinden më lehtë dhe të ndihen më mirë.
“Çdo vit organizatat që merren me të drejtat dhe liritë e njeriut na inkurajojnë dhe na kujtojnë rëndësinë e ndërmarrjes së hapave konkret për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Fatkeqësisht ka miliona fëmijë në botë të cilëve u mohohen të drejtat themelore të jetës”, theksuan nga kjo shoqatë
Në të njëjtën kohë drejtori i SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, Luigj Dedvukaj bëri një pasqyrim të rolit që kanë prindërit, institucionet edukativo-arsimore, por edhe përfaqësuesit e profesioneve të ndryshme në shoqëri në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
“Jemi të obliguar që të ndërmarrim të gjitha masat ligjore, administrative, sociale dhe arsimore për të mbrojtur nga çdo lloj fenomeni si dhuna psiqike, lëndime apo keqtrajtime, neglizhena ose pakujdesia, eksploatimi dhe keqpërdorimi seksual”, u shpreh Dedvukaj.
Ai shtoi se njëri ndër problemet më të mëdha me cilat po përballet sot bota, është tregëtia ilegale me fëmijët dhe organet e tyre.
“Prandaj mësimdhënësit, edukatorët, punonjësit shëndetësorë dhe socialë, avokatët, gjykatësit, dhe përfaqësuesit e të gjitha profesioneve kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Megjithatë, rolin më të madh e më të rëndësishëm e kanë vetë prindërit”, u shpreh në mes tjerash Dedvukaj.
Ky aktivitet u ndërthur edhe me vargje poezish dhe kërcime nga nxënësit e shkollave fillore, të cilët në fokus patën mesazhin dhe thirrjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Fotoekspozita “Siguria e personave me invaliditet në trafik”, u realizua në partneritet me Komunën e Tuzit , SHF “Mahmut Lekiq”, Shkollën e Mesme të Përzier “25 Maji”- Tuz, QKI “Malësia”, Klubi i Kërcimit, “Tip Toe”, Shkolla e Muzikës “Vasa Paviq”, “Arigatou International” dhe SHKA “Ramadan Sharkiq”.
t. u.
