
Njëra ndër çështjet tejet të rëndësishme për shoqëritë njerëzore konsiderohet edhe sfera ekonomike. Ajo ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në mirëqenien tonë si individë, ose thënë më mirë, ajo përcakton nëse ne do të përballojmë më lehtë kostot që sjell përditshmëria.
Nëse i referohemi mirëqenies sonë të vetëm dy viteve të fundit qëkur shpërtheu pandemia e koronavirusit, fare lehtë është vërejtur se mirëqenia jonë në aspektin ekonomik, është zbehur dhe përkeqësuar dukshëm në raport me periudhën e mëparshme, para pandemisë, edhe pse nuk mund të thuhet që kemi jetuar lehtë as para, sepse vendet e ballkanit, kanë qenë përherë të prekura nga kriza të ndryshme.
Mirëpo, sikur të mos mjaftonte kjo, nga fundi i muajit shkurt kur filloi ofensiva ruse në Ukrainë, shoqëritë kudo në botë u goditën dukshëm nga një inflacion i paparë i shtrirë në shkallë globale, i cili nga dita në ditë po rëndon mbi xhepat e qindra, mijëra dhe miliona qytetarëve.
Referuar të dhënave të Drejtorisë Shtetërore për Statistika “Monstat”, që ka të bëjë me muajin gusht të këtij viti, rezulton se çmimet në Mal të Zi janë 15 përqind më të larta këtë vit, krahasur me vitin e kaluar, ndërsa javët e fundit kemi vazhdim të ngritjes së çmimeve, gjë që brengos se ku do të ndalet ky inflacion
Në mirëqenien e qytetarëve në aspektin pozitiv, padiskutim që ndikon një pagë e kënaqshme mujore për punën që kryen secili në shoqëri, dhe në këtë aspekt, edhe veprimi i qeverisë nga janari i këtij viti e këndej, ishte një veprim që u admirua në masë të madhe nga qytetarët, mirëpo, pa kaluar shumë kohë, ngritja e përgjithshme e çmimeve të produkteve, edhe të atyre më jetike për mbijetesë, shkaktoi një shok të vërtetë dhe një goditje të rëndë në xhepat e secilit qytetar, edhe të atyre me të ardhura më të majme.
Natyrisht, nga kjo situatë e krijuar, pësuan më së shumti të papunët, pensionistët, personat me asistencë sociale, dhe të gjithë të tjerët me të ardhura të ulëta apo minimale jetësore.
Referuar të dhënave të Drejtorisë Shtetërore për Statistika “Monstat”, që ka të bëjë me muajin gusht të këtij viti, rezulton se çmimet në Mal të Zi janë 15 përqind më të larta këtë vit, krahasur me vitin e kaluar, ndërsa javët e fundit kemi vazhdim të ngritjes së çmimeve, gjë që brengos se ku do të ndalet ky inflacion.
Ne, përditë që detyrohemi t’u drejtohemi shitoreve që të blejmë madhrat e nevojshme për të jetuar, vërejmë se janë të rallë ato produkte të cilat nuk janë shtrenjtuar, madje shumica prej tyre, edhe me çmim të dyfishuar, gjë që, vështirëson dukshëm përballimin e kostove të jetesës .
Nga analizat e ndryshme që janë kryer nga “Monstat”-i por edhe nga vetë praktika e përditshme, rezulton se për një vit në Mal të Zi më së shumti janë shtrenjtuar derivatet e naftës, lëndët drusore, qymyri, paleti, etj, ndërsa nga produktet ushqimore çmimet janë ngritur për perime, fruta, qumësht, bukë, djath dhe vezë, dhe të gjitha këto, mbi tridhjetë përqind.
Ndërkaq, shohim se të gjitha sferat jetësore kanë pësuar rëndë nga ky inflacion, ku fjala vjen për të marrë me qira një banesë (shtëpi), për t’a ndërtuar ose blerë, duhet ndarë shumë e konsiderueshme mjetesh financiare, krahasur me një vit më parë.
Megjithatë, si pasojë e luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të rimëkëmbjes ekonomike globale, postkovid, kjo valë e inflacionit, ka përfshirë jo vetëm shtetet e ballkanit perëndimor dhe Evropës, por të gjithë botën.
Ne, përditë që detyrohemi t’u drejtohemi shitoreve që të blejmë madhrat e nevojshme për të jetuar, vërejmë se janë të rallë ato produkte të cilat nuk janë shtrenjtuar, madje shumica prej tyre, edhe me çmim të dyfishuar, gjë që, vështirëson dukshëm përballimin e kostove të jetesës
Pra, siç u tha më lartë, të gjitha sferat jetësore janë goditur nga inflacioni global. Ditëve të fundit, transportuesit publik, kanë paralajmëruar ngritje të sërishme të kartës së autobusëve, që padyshim se në xhepat e qytetarëve është një goditje shtesë në vergun e atyre që po përjetojnë nga dita në ditë.
Për të zbutur sadopak këtë gjendje aspak të lehtë për secilin individë, e mira do të ishte që qeveritarët dhe ata të cilët udhëheqin institucionet shtetërore, të veprojnë në zbutjen sa më shumë të jetë e mundur të shtrejtimeve, në mënyrë që produktet të mos kenë tendencë të vazhdueshme të rritjes së çmimit, por të ketë njëfarë stabiliteti dhe frënimi.
Nuk duhen përjashtuar disa masa të cilat qeveria i ka ndërmarrë për disa produkte bazë, siç është kufizimi i përkohshëm i çmimit në sheqer, vaj, qumësht, miell, por edhe akcizat në derivatet e naftës në shkallën 50%, nepermjet kufizimit.
Mirëpo, nuk duhet të mjaftohemi me kaq, por të shikohet mundësia e limitimit të çmimeve, me synim që qytetarët të kenë mirëqenie më të mirë, për t’a përballuar më lehtë koston e jetesës.
Ndërkaq, një rrogë minimale në Mal të Zi është 450 euro, ajo mesatare 714 euro, ndërsa shporta e konsumit për një familje katër anëtarëshe arrinë në 761 euro.
Nga kjo situatë sipas analizave të shumta më së shumti u goditën të varfërit, të cilët janë në një numër relativisht të madh.
Sakaq, edhe të papunët, pensionistët dhe ata me asistencë sociale e vuajnë më së shumti këtë infacion. Në këtë prizëm, qeveria do të duhej të vepronte me ngritje pensionesh, ndihmash sociale, ose nëpërmjet ndihmave dhe masave të tjera, të cilat do të zbusnin këtë kolaps inflacioni që na ka goditur si mos më keq, e që nuk po i duket fundi, dhe që do të parandalonte rritjen e mëtejshme të shkallës së varfërisë.
