
Në jetën tonë të përditshme, ngado që shkojmë hasim në një realitet të njëjtë, në një të përbashkët e cila nganjëherë duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë – qëndrimi i “pakufishëm” i njerëzve në botën virtuale, përmes smartfonëve të tyre, falë zhvillimit të hovshëm viteve të fundit të tekonologjisë.
Teksa shkojmë në kafene të ndryshme, në restorante, në rrugë, në fshat apo qytet, e kudo tjetër, njerëzit përdorimin dhe të shpenzuarit e kohës e “rezervojnë” për të qëndruar me orë të tëra me sy në telefonat e tyre të mençur, dikush në rrjete të ndryshme sociale, e të tjerët në platforma të tjera që sot ofrohen pafundësisht.
Por a bie në sy për të mirë fakti se ngado që shkojmë shikojmë njerëz të fokusuar vetëm me sy në ekranet e tyre, thua se aty e kanë gjithë qëllimin e jetës e të mirëqenies së tyre? Kësaj pyetjeje mund t’i ishim përgjigjur të gjithë, pra sigurisht që nuk dukemi mirë duke qenë gjithë kohës me vëmendje tek ekrani i celularit.
Kjo lloj praktike, ashtu siç e kanë pohuar edhe shumë ekspertë (mjekë, sociologë, etj) ka bërë që njerëzit në jetën reale të distancohen nga njëri-tjetri, dhe sigurisht kanë pasur të drejtë, sepse sot, pikërisht falë kësaj epoke të të jetuarit, socializimi ynë në jetën reale, afrimiteti dhe raportet me familje, shoqëri, miq, etj, janë zbehur dukshëm dhe padyshim që “pasojat” e teknologjisë gjithnjë në avancim janë tejet evidente.
Sigurisht që anët pozitive të kësaj epoke janë të pakontestueshme dhe pozitive për shumëçka, mirëpo as ato negative nuk duhen përjashtuar.
Tek të rinjtë në tërësi sot, por edhe tek moshat e tjera (adoleshentët e të moshuarit) smartfonët janë bërë pjesë e pandashme e funksionimit të tyre, mirëpo duhet qenë koshient se si dhe për çfarë qëllimesh të konsumohet koha e shtrejtë pas ekraneve të smarftonëve.
Nga ana tjetër, ekspertët e teknologjisë së informacionit kanë ngre zërin për rreziqet që kanë rrjetet sociale për jetën tonë private, veçanërisht kur ata shpalosin shumë të dhëna personale nëpër rrjetet sociale. Në këtë prizëm, do të ishte e udhës që të dimë të menaxhojmë “varësinë” tonë ndaj përdorimit të rrjeteve sociale sa më mirë, për të shmangur gjithë pasojat negative që mund ta prekin secilin nga ne
Pra, sigurisht se ne duhet vendosur vetës qëllimet e qarta, se çfarë produktiviteti sjellë shfrytëzimi i kohës, i të qëndruarit për orë të tëra nëpër ekranet e smarfonëve, pra se cilat janë avatazhet dhe disavantazhet e tyre për aq kohë sa frekuentohen.
Në këtë kuadër është shumë e rëndësishme të kufizojmë veten në përdorimin e këtyre pajisjeve nëse ato i përdorim (keqpërdorim) vetëm sa për ta kaluar kohën, apo për të parë të tjerët se si po e jetojnë jetën e tyre, çfarë po bëjnë e ku po shkojnë.
Do të ishte shumë e dobishme sikur ne si individë të dimë dhe të vlerësojmë se çfarë na sjell dhe ku na çon përdorimi kohë e pakohë i rrjeteve sociale të cilat shpeshherë bëhen “shkaktare” për lënien pasdore të shumë obligimeve tona shumë më të rëndësishme dhe ndoshta prioritare që na presin, vetëm duke i “harruar” si pasojë e fokusimit tonë të shthur nëpër rrjetet sociale të kohës.
Psikologët jo rrallë duke shpjeguar ndikimin psikologjik që jep përdorimi i rrjeteve sociale, kanë pohuar se efektet negative janë kur njerëzit i përdorin këto rrjete sociale në masë të tepruar, gjë që si pasojë ata bëhen më asocialë, duke mos përjashtuar këtu afektimin e mundshëm nga depresioni dhe ankthi.
Nga ana tjetër, ekspertët e teknologjisë së informacionit kanë ngritur zërin për rreziqet që kanë rrjetet sociale për jetën tonë private, veçanërisht kur shpalosim shumë të dhëna personale. Në këtë prizëm, do të ishte e udhës që të dimë të menaxhojmë “varësinë” tonë ndaj përdorimit të rrjeteve sociale sa më mirë, për të shmangur gjithë pasojat negative që mund ta prekin secilin nga ne.
Prandaj e mira do të ishte që të kthehen pak sytë edhe nga libri tradicional i cili ka kohë që është lënë pasdore dhe nuk gëzon vëmendjen e merituar, si pasojë e revolucionit teknologjik i cili ka shënuar epërsi marramendëse krahasuar me epokën e librit klasik dhe të shtypit tradicional.
