Kadri Tarelli nga Durrësi vlerësohet me çmim ndërkombëtar në Itali

Dyrrahu antik është qyteti i vlerave kombëtare, jo vetëm nga pikëpamja e lashtësisë që i takon shek. XIII-XI pr Kr. Ai u ndërtua nga taulantët ose dallëndyshasit. Rikthimi i tij i përhershëm, pas çdo shkatërrimi, i ngjet shtegtimit të dallëndysheve që migrojnë në vjeshtë dhe kthehen në pranverë

Për Koha Javore: Vilhelme Vrana Haxhiraj

Durrësi njihet për pasurinë e madhe të kulturës arkeologjike, por sot ky qytet bregdetar, veç trasëgimisë kuturore arkeologjike, ka të drejtë të mburret me njerëzit e tij.
Dyrrahu i lashtë, njëri ndër portet më të mëdhenj të Mesdheut në antikitet dhe Mesjetë, sot është porti më i madh i Shqipërisë së kohës moderne. Qyteti i lashtë bregdetar ka qenë si pikë strategjike për të lidhur perëndimin me lindjen. Ndaj pushtuesit e huaj që nga Helenët, Romakët, Venecianët dhe gjithë të tjerët me radhë, kanë synuar ta kenë Durrësin rezidencë të tyre sinjë portë hyrëse për të arritur në kryeqendrën e lindjes, Kostandinopojën. Banorët e tij në çdo kohë i kanë pritur pushtuesit me armë. Pikërisht për këtë rezistencë dhe mosbindje të banorëve durrsak, e kanë djegur dhe shkatërruar disa herë. Veç dorës gjakatare të të huajit, Durrësin e kanë ndjekur dhe fenomenet tragjike të natyrës, tërmetet. Shkatërrimet e tij kanë filluar me tërmetin që shfarrosi Epidamnin antik, deri në atë të 26 nëntor 2019, gjurmët e të cilit janë ende të pranishme. Megjithatë Durrësi e ruan fizionominë e tij si një qytet i bukur legjendar. Kjo është meritë e njerëzve të tij të mrekullueshëm, bujar, punëtorë dhe të kulturuar që e kanë ruajtur strukturën e tij të hershme. Pikërisht qytetarët e tij e zbukurojnë dhe ia rritin madhështinë Dyrrahut të lashtë.
Durrësi ka dhënë mjaft vlera në të gjitha fushat e jetës, por unë do të veçoja vlerat e tij në art dhe letërsi. Ishte nga Durrësi aktori i madh me famë botërore; Aleksandër Moisiu që bëri përmbysje të teatrit mondan dhe solli risi në aktrim si në skenën e teatrit, dhe në ekranin e kinemasë të shek XX. Për vlerat e tij të padiskutueshme në modernizimin e teatrit dhe filmit, pasi ka përjetësuar kryeveprat botërore si askush tjetër. Për vendin që zë ai në artin botëror, unë e kam përzgjedhur tek studimi im, njërin ndër 90 Elitat Kombëtare.
Durrësi gjithashtu njihet si qytet i arsimit, kulturës, i poezisë dhe i teatrit. Nuk do të përmend të gjitha figurat e ndritura që lindën, u rritën dhe i dhanë vlerat në Durrës.
Për vetmohimin dhe vlerat që kanë dhënë si një homazh nderimi, po sjell ndëmend me veneracion, aktorët e mirënjohur të Durrësit që nuk jetojnë më. Nderim për Regjisorin Gjergj Vlashi, aktorin e ekranit, Gulielm Radoja, aktotrin Vangjel Heba, aktorin e paharruar të humorit dhe mikun e familjes sonë, Fadil Hasa. Njerëzit e ndritur as i kanë munguar dhe as i mungojnë Durrësit
Për këto pak rreshta që po i kushtoj Durrësit, shkak u bë qytetari i mirë, Njeriu “Njeri”, mësuesi i palodhur veteran, studiuesi, analisti letrar dhe poeti Kadri Tarelli, i cili mori pjesë në një konkurs internacional dhe fitoi një çmim prestigjioz. Poezia fituese e tij është e çmuar sepse hyri në Antologjinë Internacionale të Poezisë, me autorë nga e gjithë bota. Ky është një vlerësim i madh sepse i bëhet nder Kadriut, Shqipërisë, Durrësit dhe Lidhjes së shkrimtarëve.

Kadri Tarelli fiton çmim ndërkombëtar poetik në Itali
Z.Kadri Tarelli është një vlerë e shtuar dhe e pamohueshme për Durrësin. Është çudi e madhe me ne shqiptarët! Shteti me institucionet e tij dhe politika shumëngjyrshe shqiptare, i kanë njerëzit para syve dhe nuk i shohin. Këta krijues, me punën e tyre vetmohuese, reklamojnë vlerat e kombit në ekranet e TV, në mediat e shkruara apo elektronike, nëpër podiume festive si brenda vendit dhe në trojet tona etnike, apo nëpër libra dhe askush nuk kujtohet se edhe këta njerëz janë një vlerë e veçantë e kombit. Intelektualët shqiptarë gjithmonë i ka vlerësuar bota. Mirë ata që janë në emigracion, por Kadriu dhe sa të tjerë, më parë i ka spikatur bota se, vendi i tyre i kalënë në harresë.
Shqipëria e politizuar hesht për intelektualët që bëjnë një punë krijuese, e cila u vlen situatave të rënda që jeton sot kombi ynë që po shkon drejt shpërbërjes dhe plakjes së kombit.
Njerëz vizionarë si Z Kadri, me punën e tyre krijuese apo shkencore, u japin shpresë shqiptarëve të demoralizuar nga rritja e çmimeve, varfëria e skajshme, papunësia, korrupsioni, padrejtësia, krimi i pandëshkuar, mërgimi etj. Këto plagë të pashërueshme në trupin e mëmës sonë Shqipëri, janë bërë gangrenë për kombin më të lashtë. Kadri Tarelli shquhet si një veprimtar i shquar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijlëve dhe në fushën e edukimit. Ndaj zëri poetik i Kadriut, analist i shquar si ai, poet që tematikën e merr nga përditësia dhengre zërin për realitetin e hidhur, ai aludon me poezinë e bukur e domethënëse që titullohet, “E Pabesë Është Dashuria” ! Një paralelizëm fantastik i kësaj ndjenje lozonjare,por e domosdoshme dhe pabesisë së jetës!

Të fundit

më të lexuarat