Në Ulqin u mbajt simpoziumi shkencor lidhur me kontributin e punës së albanologut kroat Milan Shuflaj. Studiues dhe albanologë të rajonit theksuan rëndësinë e veprave të gjuhëtarit Shuflaj, për historinë dhe kulturën e shqiptarëve të ballkanit.
Studiues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia përkujtuan albanologun e njohur kroat Milan Shuflaj.
“Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të Këshillit Kombëtar të Kroatëve me Këshillin e Shqiptarëve në Malin e Zi po realizohet ky projekt, ku pritet edhe më shumë të hedhë dritë në punën shkencore dhe albanologjike të Milan Shuflajt dhe për kontributin e tij për popullin shqiptar në Ballkan”, tha zoti Tahiri
Ata nënvizuan rëndësinë e veprave të t’ia, të cilat i dhanë shumë kombit shqiptar pavarësisht se origjina e tij ishte kroate.
Historiani Frashër Demaj e vlerëson kontributin e studiuesit Shuflaj si tejet të rëndësishme për shqiptarët e Ballkanit.
“Shuflaj ishte një studiues i jashtëzakonshëm, i përmasave ndërkombëtare, i përmasave evropiane dhe botërore, i cili një pjesë të mirë të karrierës së tij akademike dhe shkencore ia kushtoi çështje shqiptare. Për këtë arsye edhe e pësoj Milan Shuflaj, në një farë mënyre e pagoi me jetë pasi u vra pikërisht për shkak se nxori në shesh të vërtetat historike për shqiptarët dhe rreth shqiptarëve”, tha zoti Demaj.
“Shuflaj ishte një studiues i jashtëzakonshëm, i përmasave ndërkombëtare, i përmasave evropiane dhe botërore, i cili një pjesë të mirë të karrierës së tij akademike dhe shkencore ia kushtoi çështjes shqiptare. Për këtë arsye edhe e pësoi Milan Shuflaj, në njëfarë mënyre e pagoi me jetë pasi u vra pikërisht për shkak se nxori në shesh të vërtetat historike për shqiptarët dhe rreth shqiptarëve”, tha zoti Demaj
Studiuesi Luan Malltezi, vë në dukje, rëndësinë e përkujtimit të Milan Shuflajt si një studiues dhe njohës shumë të mirë të historisë shqiptare.
“Është një gjë e madhe që kujtohet ky njeri i madh që bëri aq shumë dhe me përkushtim për shqiptarët. Mund të them se vepra e Shuflajt “Serbët dhe shqiptarët” është përkthyer katër herë dhe është mirëpritur nga lexuesi shqiptar”, tha zoti Malltezi.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Kroatëve, Zvonimir Dekoviç e vlerësoi organizimin e simpoziumit shkencor për Milan Shuflajn, ku po marrin pjesë studiuesit dhe albanologët më të shquar të rajonit.
“Është një gjë e madhe që kujtohet ky njeri i madh që bëri aq shumë dhe me përkushtim për shqiptarët. Mund të them se vepra e Shuflajt “Serbët dhe shqiptarët” është përkthyer katër herë dhe është mirëpritur nga lexuesi shqiptar”, tha zoti Malltezi
“Është shumë e rëndësishme që edhe në Mal të Zi po mbahet një simpozium shkencor mbi Milan Shuflajn, ku po marrin pjesë albanologët më të njohur të rajonit.”
Zoti Dekoviç tha se “Milan Shuflaj është i rëndësishëm për kulturën dhe historinë e shqiptarëve të Ballkanit.”
Organizatori i kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore, zoti Tahir Tahiri, vuri në dukje bashkëpunimin e dy këshillave kombëtare në realizimin e këtij simpoziumi.
“Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të Këshillit Kombëtar të Kroatëve me Këshillin e Shqiptarëve në Malin e Zi po realizohet ky projekt, ku pritet edhe më shumë të hedh dritë në punën shkencore dhe albanologjike të Milan Shuflajt dhe për kontributin e tij për popullin shqiptar në Ballkan”, tha ai.