Më 13-15 maj, në Podgoricë është mbajtur Festivali i krijimtarisë dramatike për fëmijët e institucioneve parashkollore publike dhe private “Fesiqki 2022”, i organizuar nga Institucioni Parashkollor Publik “Gjina Vrbica”. Në Festival ka marrë pjesë edhe grupi i fëmijëve në gjuhën shqipe i IPP “Solidariteti”, me pjesën teatrore “Gjashtë peshkatarët”, i cili është shpërblyer nga juria me Çmimin e Tretë për skenografi.
Grupi teatror është përbërë nga Inara Tafa, Din Hasiq, Tajra Axhagiq, Leana Dervishi, Emin Kollari, Adena Dasharami, Nejra Dasharami dhe Rejana Bogdanoviq. Ata janë përgatitur nga edukatoret Lumnije Bisha dhe Fadile Avdiu.
Festivali “Festiqko 2022” është festivali i parë i këtij lloji në nivel të Malit të Zi. Pjesët teatrore në edicionin e parë të këtij festivali i kanë prezantuar 18 trupa teatrore, me rreth 500 fëmijë, nga 17 institucione parashkollore publike dhe private.
(Kohapress)
