Tuz – Qendra Kulturore-Informative “Malësia”, të hënën mbrëma, më 9 maj 2022, organizoi promovimin e librit “Humbja” të autorit, Mark Pashko Lucgjonaj .
Për këtë vepër letrare në prani të një numri të konsiderueshëm të adhuruesve të librit, folën Flaka Surroi, drejtoreshë e Shtëpisë Botuese “Koha”, Nikollë Camaj, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe dhe Denion Ndrenika, gazetar dhe publicist nga Tirana.
Këtë mbrëmje e hapi moderatori Idriz Gjokaj, i cili në detaje ka shpalosur atë çfarë autori ka dokumentuar në këtë libër, por edhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit, Lucgjonaj.
Fillimisht, përshëndeti drejtori i QKI “Malësia” Vasel Berishaj, i cili duke i falënderuar të gjithë të pranishmit, tha se ky është një libër që ka konkurrentë të fortë, sepse, siç tha, ai ka marrë shpërblimin e parë “Rexhai Surroi”.
Berishaj në mes tjerash, u shpreh se kjo është hera e parë që një autor nga Malësia shpërblehet me një çmim kaq të lartë, duke nderuar jo vetëm autorin por edhe krejt Malësinë.
Duke folur për romanin e promovuar “Humbja”, Lucgjonaj tha se me këtë libër është përpjekur që të prek ato që i ndjen. “Dhe ato që më shqetësojnë jo vetëm mua, por edhe përditshmërinë e shoqërisë tonë. Pra, është një dhimbje e jashtëzakonshme që nëse vazhdon një avaz i tillë atëherë se di se cila është vërtetë rruga e rinisë tonë”, theksoi Lucgjonaj
Ndërkohë, mbi jetësimin e Çmimit “Rexhai Surroi” dhe për fituesit e edicioneve të këtij çmimi ndër vite, foli Flaka Surroi.
Ajo duke folur mbi fituesin e sivjetshëm të këtij çmimi i cili është libri “Humbja” i autorit Mark Pashko Lucgjonaj, vlerësoi lart krijimtarinë letrare të autorit.
Në të njëjtën kohë, gazetari dhe publicisti, Denion Ndrenika duke folur mbi librin “Humbja”, theksoi se dukuritë që trajtohen në libër janë të pranishme edhe në Shqipëri, si braktisja e vendit nga rinia, etj.
Ndërkaq profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Nikollë Camaj në vështrimin e tij mbi librin, ndër të tjera theksoi se “ajo që përshkon veprën, nga prologu e deri tek epilogu, nuk është asgjë tjetër por sikur ato veprat paraprake, një metaforë e të jetuarit nën trysninë e një bote të kriminalizuar që shtrihet nga Ballkani e deri në Evropë, por që në bazë të emrave kuptojmë që lidhet me botën shqiptare, madje me atë malësore. Për ne kohanikët, pothuajse nuk ka asgjë të re, pasi që një botë e këtillë po na shpaloset para syve, por siç dihet, aftësia e krijuesit artistik dëshmohet kur prodhon befasi nga çështjet dhe gjërat e njohura, e në këtë drejtim Marku është shumë kreativ”, u shpreh Camaj.
Autori Mark Lucgjonaj para se të fliste mbi atë çfarë trajton romani “Humbja”, shpalosi atë se çfarë do të thotë të shkruash, çfarë e nxit atë të shkruaj, dhe çfarë synimi ka ai kur krijon.
Ndërkaq profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Nikollë Camaj në vështrimin e tij mbi librin, ndër të tjera theksoi se “ajo që përshkon veprën, nga prologu e deri tek epilogu, nuk është asgjë tjetër por sikur ato veprat paraprake, një metaforë e të jetuarit nën trysninë e një bote të kriminalizuar që shtrihet nga Ballkani e deri në Evropë, por që në bazë të emrave kuptojmë që lidhet me botën shqiptare, madje me atë malësore. Për ne kohanikët, pothuajse nuk ka asgjë të re, pasi që një botë e këtillë po na shpaloset para syve, por siç dihet, aftësia e krijuesit artistik dëshmohet kur prodhon befasi nga çështjet dhe gjerat e njohura, e në këtë drejtim Marku është shumë kreativ”, u shpreh Camaj
“Nuk shkruaj për t’ia bërë qejfin dikujt, apo për t’ia shëruar komplekset, për të kënaqur dikë apo që të ma marrë inat dikush, por nëse letërsia që nuk e ngacmon lexuesin mendoj se ajo nuk e ka arritur qëllim e vet”, shprehet Lucgjonaj.
Ndërsa, duke folur për romanin e promovuar “Humbja”, Lucgjonaj tha se me këtë libër është përpjekur që të prek ato që i ndjen.
“Dhe ato që më shqetësojnë jo vetëm mua, por edhe përditshmërinë e shoqërisë tonë. Pra, është një dhimbje e jashtëzakonshme që nëse vazhdon një avaz i tillë atëherë se di se cila është vërtetë rruga e rinisë tonë”, theksoi Lucgjonaj.
Kujtojmë se Romani “Humbja” është fitues i shpërblimint “Rexhai Surroi” për vitin 2021.
Mark (Pashku) Lucgjonaj, u lind në Podgoricë më 1986. Studimet katërvjeçare për gjuhë dhe letërsi i përfundoi në Prishtinë. Studimet postdiplomike i përfundoi në Shkodër në drejtimin Etnokulturë dhe letërsi shqipe.
Deri më tani ka botuar: “Fshati i heshtjes” roman; “Ligji i maskave” roman; “Zhurma e mendimeve” poezi, dhe të fundit “Humbja” roman.
Ky libër është përuruar të martën mbrëma edhe në Librarinë “Ulqini” në Ulqin.
t.u.
