Më 23 prill 2022 në Sallën e madhe të Qendres për kulturë në Ulqin u mbajt një koncert i veçantë. Ishte ky koncerti premierë i Orkestrit frymorë Prizreni i cili publikun e pranishëm e kënaqi me një program artistik muzikor të veçantë nën titullin “Ndaloni luftën”. Këtë koncert e organizuan OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) nga Kosova, Qendra për Kulturë e Ulqinit dhe Portali Ul-info. Nën dretimin e dirigjentit Edon Ramadani dhe anranzhimin e Tomor Berishës, Kreshnik Aliçkaj, Avni Krasniqit e Edon Ramadanit u dha një program i veçantë me vepra të zgjedhura të autorëve të njohur botëror, vendas por edhe nga rajoni.
Së pari fjalën e rastit e mbajti z.Nexhat Ismaili, i cili duke falënderuar donatërët që e kanë mbështetë mbajtjen e këtij koncerti premierë në Ulqin njëkohësisht edhe bëri prezantimin e OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP). Pastaj të pranishmit i përshëndeti edhe nikoqiri Musa Hoxha, drejtor i qendrës për kulturë në Ulqin. Mesazhi i këtij koncerti ishte ndalja e të gjitha luftave kudo që janë në botë dhe dëshira që të dërgohen mesazhe dhe lutje për paqe.
Në mesin e të pranishmëve në këtë koncert ishte edhe ushtruesja e detyrës së ambasadores së Ukrainës në Podgoricë, znj.Natalia Fijalka si dhe funksionarë tjerë të lartë të Komunës së Ulqinit.
Kjo mbrëmje magjike hap me Malsoren e Lorenc Antonit dhe vazhdon pastaj me vepra të autorëve të tjerë botërorë si “Schindlers list” të John Williams, “The second wals”, “Libertango”. Mbrëmja vazhon me orkestrime të autorëve vendas dhe të rajonit duke mbërritur kulminacion e vet me “Soul Bossa Nova” të Quincy Jone . Të pranishmit patën nderin të shijojnë edhe melodi nga interpretimi në flaut i mysafires speciale nga Gjermania zonja Mechthild Palberg e cila siç tregoi ishte për pushim në Ulqin. Mbrëmja kaloi në një atmosferë magjike nën tinguj përrallor të ekzekutuar nga Orkestra frymore Prizreni
Kjo mbrëmje magjike hapet me Malsoren e Lorenc Antonit dhe vazhdon pastaj me vepra të autorëve tjerë botëror si “Schindlers list” të John Williams, “The second wals”, “Libertango”. Mbrëmja vazhon me orkestrime të autorëve vendas dhe të rajonit duke mbrritë kulminacion e vet me “Soul Bossa Nova” të Quincy Jone . Të pranishmit patën nderin të shijojnë edhe melodi nga interpretimi i flautes nga musafirja speciale nga Gjermania zonja Mechthild Palberg e cila siç tregoi ishte për pushim në Ulqin. Mbrëmja kaloi në një atmosferë magjike nën tinguj përrallor të ekzekutuar nga Orkestra frymore Prizreni.
Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) është organizatë vendore multietnike joqeveritare dhe jofitimprurëse me bazë në Kosovë, e themeluar me vizionin për të arritur paqen e përhershme dhe të qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan. ANP është themeluar në vitin 2002 me qëllim të tejkalimit të së kaluarës së luftës, për ti rindërtuar lidhjet shoqërore dhe për të punuar për të ardhmen demokratike të Kosovës. ANP promovon kulturën e padhunshmërisë, qytetarisë aktive për ndërtimin e paqes dhe inicimin e dialogut ndëretnik.
Orkestra Frymore e Prizrenit është orkestra e parë frymore që është krijuar në qytetin e Prizrenit dhe përbëhet nga muzikantë profesionistë nga e tërë Kosova. Vullneti dhe dëshira për të krijuar një orkestër me anë të së cilës i ofrojnë publikut një cilësi më të lartë artistike dhe më të veçantë nga të tjerat, janë qëllimet kyçe pse janë bërë bashk. Është themeluar në vitin 2020 në Prizren, dhe ka për qëllim të fuqizojë marrëdhëniet me komunitetet e ndryshme përmes koncerteve dhe projekteve kulturore. Repertuari i orkestrës përmbanë krijime të kompozitorëve botërorë dhe vendas të stileve të ndryshme muzikore.
Këtë koncert, përveç të pranishmëve në sallën koncertale të Ulqinit, patën mundësi ta përcjellin edhe të tjerët Live përmes faqeve të FB dhe kanalit në YouTube të Portalit Ul-info. Gjithashtu këtë koncert e përcolli edhe shërbimi publik i Kosovës, RTK. G.Ç.
