Takime letrare me poetë

Në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” është mbajtur takimi letrar me poetët Ali Gjeçbritaj dhe Dimitrov Popoviq. Nxënësit e kësaj shkolle kanë recituar poezi të dy poetëve si dhe u kanë bërë atyre disa pyetje. Poetët kanë folur për rëndësinë e fjalës dhe të krijimtarisë letrare për fëmijët në edukimin dhe formësimin e tyre. Ata po ashtu kanë lexuar vargje nga krijimtaria e tyre

Dita Botërore e Poezisë u shënua të hënën me takimet letrare që u organizuan nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë dhe Organizatën Joqeveritare “Shtëpia e Trashëgimisë”.
Në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” është mbajtur takimi letrar me poetët Ali Gjeçbritaj dhe Dimitrov Popoviq.
Nxënësit e kësaj shkolle kanë recituar poezi të dy poetëve si dhe u kanë bërë atyre disa pyetje.
Poetët kanë folur për rëndësinë e fjalës dhe të krijimtarisë letrare për fëmijët në edukimin dhe formësimin e tyre. Ata po ashtu kanë lexuar vargje nga krijimtaria e tyre.
Ata kanë thënë se si ish-mësimdhënës ndjehen shumë mirë sa herë që i vizitojnë shkollat me mësim në gjuhën shqipe, takojnë nxënësit dhe personelin mësimor të këtyre shkollave.
Poetët kanë dhuruar disa kopje të librave të tyre për bibliotekën e kësaj shkolle.
Takimi letrar është udhëhequr nga mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Arjeta Kurti, kurse në emër të SHF “Bedri Elezaga”, të pranishmëve iu është drejtuar drejtori Mustaf Bardhi.

Në Muzeun Etnografik në Draginë është mbajtur takimi letrar ku kanë marrë pjesë krijues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, Klubit Letrar “Ndoc Gjetja” – Lezhë dhe adhurues të poezisë. Fokusi i takimit letrar të sivjetshëm ishte përkthimi i poezisë. Pjesëmarrësit në takim kanë folur mbi rëndësinë dhe vështirësinë e përkthimit të poezisë, si e shohin poetët përkthimin, sa janë të përkthyera poezitë e tyre, sa lexojnë ata vetë poezi të përkthyer, përkthimin si rikrijim apo art në vete, a është më lehtë të përkthehet poezia apo proza etj


Po këtë ditë, në Muzeun Etnografik në Draginë është mbajtur takimi letrar ku kanë marrë pjesë krijues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, Klubit Letrar “Ndoc Gjetja” – Lezhë dhe adhurues të poezisë.
Fokusi i takimit letrar të sivjetshëm ishte përkthimi i poezisë. Pjesëmarrësit në takim kanë folur mbi rëndësinë dhe vështirësinë e përkthimit të poezisë, si e shohin poetët përkthimin, sa janë të përkthyera poezitë e tyre, sa lexojnë ata vetë poezi të përkthyer, përkthimin si rikrijim apo art në vete, a është më lehtë të përkthehet poezia apo proza etj. Disa nga përkthyesit e pranishëm kanë treguar për përvojat e tyre gjatë përkthimit në gjuhën shqipe apo nga gjuha shqipe në gjuhë të tjera.
Poetët pjesëmarrës në takimin letrar po ashtu kanë lexuar pjesë nga krijimtaria e tyre si dhe kanë folur për poezinë dhe krijimtarinë letrare në përgjithësi.
SHAI “Art Club” ka disa vjet që e shënon 21 marsin – Ditën Botërore të Poezisë me aktivitete të ndryshme, si prezantime të poetëve nëpër shkolla, përurime të vëllimeve poetike, takime të poetëve etj., me qëllimin për t’i dhënë peshën që meriton poezisë dhe krijimtarisë letrare në përgjithësi.
Shënimi i Ditës Botërore të Poezisë ka për qëllim nderimin e poetëve, leximin, shkrimin, promovimin e botimin e poezisë në të gjithë botën. Kjo ditë (21 marsi) u shpall nga UNESCO-ja në vitin 1999, për t’i dhënë shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, për të treguar ndërlidhjen e poezisë me artet e tjera, si edhe për të promovuar më gjerësisht poezinë në media.
Takimet letrare janë realizuar në kuadër të projektit “Kultura na bashkon”, të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

i. k.

Të fundit

më të lexuarat