U përurua libri i ri i Hajrullah Hajdarit

Përurimi i librit “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990” është organizuar nga Bashkësia Lokale – Ostros dhe SHAI “Art Club”. Në emër të organizatorëve të pranishmit i kanë përshëndetur kryetari i BL Ostros, Beqir Berjashi, dhe kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, kurse për librin kanë folur redaktori dr. Nail Draga dhe vetë autori Hajrullah Hajdari. Po ashtu disa nga të pranishmit kanë shprehur mendimet e tyre për punën e autorit dhe librin

Ostros – Në prani të një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të librit dhe kulturës, të mërkurën e kaluar, më 22 dhjetor 2021, në Shtëpinë e Kulturës – Ostros u bë përurimi i librit të ri të Hajrullah Hajdarit “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990”.
Libri është botuar ditë më parë nga SHAI “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, dhe është rezultat i kërkimeve të autorit në arkivat e disa institucioneve shtetërore të Malit të Zi dhe arkiva personale, biblioteka etj.
Përurimi i librit është organizuar nga Bashkësia Lokale – Ostros dhe SHAI “Art Club”. Në emër të organizatorëve të pranishmit i kanë përshëndetur kryetari i BL Ostros, Beqir Berjashi, dhe kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, kurse për librin kanë folur redaktori dr. Nail Draga dhe vetë autori Hajrullah Hajdari. Po ashtu disa nga të pranishmit kanë shprehur mendimet e tyre për punën e autorit dhe librin.
Gjatë përurimit janë lexuar edhe disa fragmente të shkurtra nga libri, ndërsa në fund të përurimit autori ka ndarë libra falas për pjesëmarrësit.
Hajrullah Hajdari është autor i librave: “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941” (2016), “Ulqini në dokumentat malazeze nga viti 1880 deri më 1915” (2018), “Pronat dypalëshe – të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” (2019) dhe “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990” (2021).

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat