Dhuna në familje gjatë pandemisë me COVID-19

Në kuadër të projektit “Dhuna dhe shëndeti” të organizuar nga SOS telefoni për viktimat e dhunës në familje u tha se gjatë pandemisë me COVID-19 dhuna në familje ishte ndër dukuritë më të përhapura. Prania e pandemisë me COVID-19, sipas autoriteteve vendore, e ka rritur dukshëm numrin e rasteve të dhunës në familje, jo vetëm në Ulqin por edhe në Mal të Zi

Dhuna në familje ishte ndër dukuritë më të përhapura gjatë pandemisë me COVID-19 dhe i cili po vazhdon të trajtohet si një problem individual që më së shumti i përket familjes se sa shoqërisë.

“ Këtë vit kemi regjistruar 81 raste të dhunës në familje që nuk përkojnë me statistikat që janë në Gjykatën Themelore apo në polici. Arsyeja pse nuk kemi një numër të njëjtë është se një grua shumë më lehtë vendos që të paraqitet në SOS telefon, ku e di se do të ketë kontakt me një profesionalist dhe ajo do të mbetet anonime, ndërkohë që në institucionet përkatëse ajo ngurron që mos të shihet nga punonjësit e policisë apo të gjykatës”, tha zonja Nelaj


Këto komente u bënë në kuadër të projektit “Dhuna dhe shëndeti”, ku morën pjesë punëtorët e shëndetit publik dhe përfaqësues të gjyqësorit vendor në Ulqin.
Drejtoresha e Shoqatës “SOS telefoni për viktimat e dhunës në familje” në Ulqin, Hatixhe Nelaj, vë në dukje problemin e raportimit të dhunës në institucionet përkatëse.

“Një ndër përfundimet kyçe është që në polici patjetër të angazhohet një psikolog si dhe aty duhet të jenë edhe dy persona adekuat dhe të trajnuar që do të dijë të sillen dhe të merren me viktimat e dhunës. Ndërkohë në institucionet e shëndetit publik do të vendosen formularët përkatëse, të cilët i kemi siguruar dhe këto ditë do të vihen në shërbim të viktimave për regjistrimin e dhunës”, tha zonja Nelaj


“ Këtë vit kemi regjistruar 81 raste të dhunës në familje, që nuk përkojnë me statistikat që janë në Gjykatën Themelore apo në polici. Arsyeja pse nuk kemi një numër të njëjtë është se një grua shumë më lehtë vendos që të paraqitet në SOS telefon, ku e di se do të ketë kontakt me një profesionalist dhe ajo do të mbetet anonime, ndërkohë që në institucionet përkatëse ajo ngurron që mos të shihet nga punonjësit e policisë apo të gjykatës”, tha zonja Nelaj.
Zonja Nelaj vlerëson se në të ardhmen duhet të krijohet një strategji efikase për identifikimin e të gjitha formave të dhunës në familje.

“Prania e pandemisë me COVID-19 e ka rritur numrin e rasteve të dhunës në familje, jo vetëm në Ulqin por edhe në Mal të Zi”, tha përfaqësuesja e Gjykatës Themelore të Ulqinit, Tanja Miroviq.
Zonja Miroviq tha se një numër shumë i vogël rastesh të dhunës në familje raportohen, gjë që paraqet problem për hetimin dhe ndjekjen penale


“ Një ndër përfundimet kyçe është që në polici patjetër të angazhohet një psikolog si dhe aty duhet të jenë edhe dy persona adekuatë dhe të trajnuar që do të dinë të sillen dhe të merren me viktimat e dhunës. Ndërkohë në institucionet e shëndetit publik do të vendosen formularët përkatëse, të cilët i kemi siguruar dhe këto ditë do të vihen në shërbim të viktimave për regjistrimin e dhunës”, tha zonja Nelaj.
Dhuna në familje është një nga dukuritë mjaftë të përhapura dhe kjo u vërejt sidomos gjatë periudhës së pandemisë me COVID-19.
“Prania e pandemisë me COVID-19 e ka rritur numrin e rasteve të dhunës në familje, jo vetëm në Ulqin por edhe në Mal të Zi”, tha përfaqësuesja e Gjykatës Themelore të Ulqinit, Tanja Miroviq.
Zonja Miroviq tha se një numër shumë i vogël rastesh të dhunës në familje raportohen, gjë që paraqet problem për hetimin dhe ndjekjen penale.

a.s. (VOA)

Të fundit

më të lexuarat