Monografi e emancipimit të kombit tonë

Në këtë libër Dr. Gani Karamanaga si mjek me profesion, bëri një punë të jashtëzakonshme për evidentimin e punëtorëve shëndetësor shqiptar (mjekë, infermieristë dhe stomatologë), bashkimin e tyre në një libër, në këtë mënyrë sfidoi kohën duke mos i lënë të zhduken në harresën e viteve e shekujve që i kemi para nesh duke i bërë një shërbim të madh kombit shqiptar dhe familjarëve dhe pasardhësve të tyre

Faik Nika

Monografia “Mjekët Shqiptarë në Mal të Zi” është një vepër me vlera të veçanta për shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti për ata në Malin e Zi. Për herë të parë lexuesit do te kenë në dorë një monografi e cila përfshin një numër të lartë të punëtorëve shëndetësor që janë me prejardhje nga trevat shqiptare në Malin e Zi e që kanë shërbyer në qytet të ndryshme në Mal të Zi, rajon dhe botë në shërbim të jetës në luftë me sëmundjet e ndryshme.
Shqiptarët në Malin e Zi edhe pse një komunitet i vogël në numër, përgjatë shekujve kanë dhënë personalitete me vlera të mëdha për botën shqiptare në përgjithësi, në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.
Në këtë libër Dr. Gani Karamanaga si mjek me profesion, bëri një punë të jashtëzakonshme për evidentimin e punëtorëve shëndetësorë shqiptarë (mjekë, infermieristë dhe stomatologë), bashkimin e tyre në një libër, në këtë mënyrë sfidoj kohën duke mos i lënë të zhduken në harresën e viteve e shekujve që i kemi para nesh duke i bërë një shërbim të madh kombit shqiptar dhe familjarëve dhe pasardhësve të tyre.

Kjo vepër mund dhe duhet të shërbej si shembull edhe për profesionistët e fushave tjera, të shqiptarëve nga Mali i Zi, të cilët kanë dhënë kontribute të çmueshme për botën shqiptare në përgjithësi, duke dëshmuar në këtë mënyrë, se jemi pjesë e pa ndashme e kombit pa varësisht kufijve dhe ndarjes në disa shtete në Ballkan, kësisoj ne funksionojmë si një trup i vetëm duke marrë dhe dhënë, por edhe duke kontribuar për dhe në vende të ndryshme të rajonit dhe botës

Kjo vepër mund dhe duhet të shërbej si shembull edhe për profesionistët e fushave tjera, të shqiptarëve nga Mali i Zi, të cilët kanë dhënë kontribute të çmueshme për botën shqiptare në përgjithësi, duke dëshmuar në këtë mënyrë, se jemi pjesë e pa ndashme e kombit pavarësisht kufijve dhe ndarjes në disa shtete në Ballkan, kësisoj ne funksionojmë si një trup i vetëm duke marrë dhe dhënë, por edhe duke kontribuar edhe në vende të ndryshme të rajonit dhe botës.
Ne si shqiptar në Mal të Zi, duhet të ndihemi krenarë për figura të tilla, nga më të mirët që kombi ynë ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë çdo ditë duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe emancipimin e kombit tonë si komb i barabartë mes kombeve tjera të botës.
Nga ky botim ne si shqiptar duhet të inkurajohemi edhe më shumë për shkollimin dhe arsimimin sa më të mirë të pasardhësve tanë, në shërbim të vendit, kombit, identitetit dhe zhvillimit dhe progresit të përgjithshëm si shoqëri.

Të fundit

më të lexuarat