Ne dhe të lexuarit

Leximi është i shëndetshëm. Nëse e shtojmë përkushtimin tonë ndaj tij çdo gjë në mesin tonë do të qarkullojë më mirë, për këtë duhet të jemi të bindur. Në shumë vende të botës, por edhe në vendin tonë, ndonëse këtu tek ne nuk duhet të lypni shumë ,njerëzit që lexojnë arrijnë të jetojnë më mirë

Ku jemi ne dhe ku do të shkojmë? I urryer e të thotë realitetin apo i dashur e të gënjesh? Ta bësh si duhet dhe duke lexuar e punuar apo të kalosh brigjeve e ti japësh rëndësi vetëm kalimit? Këto brigje janë duke ju forcuar juve këmbët, e janë edhe duke e lënë sakat krejt qytetin tonë. Nëse dalim nesër me një anketë me pyetjen se sa libra keni lexuar në tërësi rrugëve tona, si do të ishin rezultatet po i kërkoj edhe titujt? Këtë herë kam dëshirë të fillojmë këtu ku jemi, sepse për mendimin tim nëse ne e dimë se ku jemi, dimë mjaft. A e lexojmë ne ‘’Kohën’’ apo shikojmë vetëm lajmet në televizor? Fakt sa shumë lexojmë ne është gjendja jonë, dhe këtë ju mund ta vlerësoni vetë. Një gazetë e kemi, edhe këtë një herë në javë dhe lind pyetja: a mund të bëjmë ne më shumë? Jo po neve nuk jemi në numër për të qenë më mirë? Ne jemi në numër aq të mirë saqë ne vende të ndryshme të botës në këtë numër, shtete lypin njerëzit, edhe i formojnë edhe i zhvillojnë shumë.
Leximi është i shëndetshëm. Nëse e shtojmë përkushtimin tonë ndaj tij çdo gjë në mesin tonë do të qarkulloj më mirë, për këtë duhet të jemi të bindur. Në shumë vende të botës, por edhe në vendin tonë, ndonëse këtu tek ne nuk duhet të lypni shumë ,njerëzit që lexojnë arrijnë të jetojnë më mirë. Leximi i ka bazat e thella dhe ekzistenca e tij është e lashtë, por më e lehtë se të lexosh sot nuk mendoj se ka qenë ndonjëherë. Leximi është i mirë për trurin tonë dhe për sistemin tonë nervor. Në shkollat tona, do të ishte mirë që të kishte një lëndë mësimore që merret vetëm me kulturën e leximin jashtëshkollor të nxënësve, por këtë është mirë ta nxisin edhe prindërit. Nga këtu ata do të duhej të mësojnë të lexojnë rrjedhshëm dhe të rrisin nivelin e komunikimit. Ekzistojnë edhe teori se sistemeve nuk ju duhen njerëz të zgjuar, por vetëm dëgjues servil dhe zbatues. Nëse lexohet e studiohet shumë ndoshta një ditë bëhemi të dobishëm për njerëzit, e kjo për dike ndoshta mund të jetë e dëmshme sepse ka mendime se me dëmtimin e njerëzve mund të ketë përfitime.

Kjo gjë sinjalizon se mungesa e leximit është e lidhur edhe me mungesën e gjetjes së zgjidhjes dhe mund të bëhet shkak edhe i emigrimit nga vendi duke kërkuar mundësi të reja në vendet ku respektohet dija dhe intelektualizmi. Leximi është diçka e lehtë për tu bërë, për të arritur shpejt mirë dhe pa politikë atje për ku ne po vonohemi çdo ditë

Në këtë kuadër mendohet se është e domosdoshme që kryetarët e komunave, drejtorët që i udhëheqin institucionet publike duhen të jenë njerëz të lidhur shumë me fenomenin e leximit. Kryetarët e komunave dhe drejtuesit e institucioneve tona nuk bënë të emërohen njerëz pa njohuri paraprake dhe intelektuale. Nëse vendosen në krye të një institucioni njerëz mediokër, pa i provuar dijen dhe eksperiencën e tyre në të gjitha shkollat që kanë kaluar atëherë degradohen vlerat e arsimit edhe institucioneve tona.

Nëse dalim nesër me një anketë me pyetjen se sa libra keni lexuar në tërësi rrugëve tona, si do të ishin rezultatet po i kërkove edhe titujt? Këtë herë kam dëshirë të fillojmë këtu ku jemi sepse për mendimin tim nëse ne e dimë ku jemi, dimë mjaft. A e lexojmë neve ‘’Kohën’’ apo shikojmë vetëm lajmet në televizor? Fakt sa shumë lexojmë ne është gjendja jonë, dhe këtë ju mund ta vlerësoni vet. Një gazetë e kemi edhe këtë një herë në javë dhe lind pyetja a mund të bëjmë neve më shumë? Jo po neve nuk jemi në numër për të qenë më mirë? Neve jemi në numër aq të mirë saqë ne vende të ndryshme të botës në këtë numër, shtete lypin njerëzit, edhe i formojnë edhe i zhvillojnë shumë

Kjo gjë sinjalizon se mungesa e leximit është e lidhur edhe me mungesën e gjetjes së zgjidhjes dhe mund të bëhet shkak edhe i emigrimit nga vendi duke kërkuar mundësi të reja në vendet ku respektohet dija dhe intelektualizmi. Leximi është diçka e lehtë për tu bërë, për të arritur shpejt mirë dhe pa politikë atje për ku ne po vonohemi çdo ditë.

Besmir Asllani

Të fundit

më të lexuarat